Nuk është vetëm shembja e Teatrit Kombëtar çështja më e nxehtë e ditëve të fundit në vendin tonë. Tema tjetër që ka shkaktuar debat është edhe ajo ardhjes së refugjatëve afganë në Shqipëri. Përveç reagimeve nga politikanëve, analistëve dhe gazetarëve, nuk mungojnë as komentet në Facebook mes Edi Ramës dhe ndjekësve të tij.
Por në një postim në rrjetin social Facebook për ndryshimet në bregdetin e Dhërmiut njëri prej komentuesve i kërkon kryeministrit që të mos i sjell 600 mijë sirianët në Shqipëri.
Komentuesi: Ndryshime ka te pergezoj ..aman mos na I sjell ata 600 mije sirjan ktu ..bej llogari sikur te ken dijare te gjith ne nje dite ..pak m jena vet .pa na ardhur edhe ata
Rama: Akoma me kete budallallek me brire kaprolli o Fate?! Kemi plot gjera per te menduar e biseduar, mos humbasim kohe me budallalleqe kaq te medha he te keqen vellai