Komentet apo statuset e saj në rrjetet sociale janë gjithmonë pikante. Prezantuesja e “Prive”, Liberta Spahiu edhe sot ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një detaj sa ironik dhe plot humor.
Sipas saj dikush e ka marrë mësysh dhe për këtë arsye ajo ka vendosur të marrë masa për ta mbajtur larg syrin e keq, dhe nuk është hudhër.
Në foton e postuar shihet se gazetarja mban në dorë një byrzylyk me simbolin e syrit blu që për të gjithë ata që besojnë, mendohet se largon syrin e keq.
“Më kanë marrë mësysh. U detyrova të vendos syrin blu. Puuuu, puuu, puuu” – ka shkruar Liberta.