Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka hapur procedurë disiplinore për dy yjet shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Dy futbollistët nga Kosova shënuan gola të rëndësishëm duke gjunjëzuar serbët në triumfin e Zvicrës 2-1.
Susler tani punon në FIFA si delegat i ndeshjeve dhe ka thënë se nuk ka vend për dënimin e dy shqiptarëve.
“Nuk ka vend për dënimin e Xhakës e Shaqirit. Ata nuk dërguan mesazhe politike. Ato ishin reagime emocionale të momentit”.
“As shkenca nuk mund t’i përshkruan. Ne nuk mund t’i kontrollojmë emocionet”, deklaroi Susler.
Ndërkohë, FIFA ka nisur hetimet ndaj trajnerit të përfaqësueses serbe Mladen Krstajic, i cili një ditë pas ndeshjes kishte thënë se gjyqtari Felix Brych e meriton të gjykohet në Hag të Holandës.