Sali Berisha, i cili prej gati një viti ndodhet nën arrest shtëpiak për aferën e dosjes “Partizani”, me akuzën e korrupsionit pasiv, doli sot para mediave në konferencën e radhës që mban online nga banesa.
Edhe pse grupi i partisë së tij u kthye në Kuvend, Sali Berisha tha se PD nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile dhe do të vazhdojë aksionin e saj.
Ndër të tjera, Berisha tha se opozita shqiptare ka arsye për të festuar fitoren e Donald Trump sepse ajo u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi.
“Së pari nuk ka pasur absolutisht asnjë vendim për bojkotin e Parlamentit. Ka pasur vetëm një vendim për komisionet meqenëse u përjashtuan 24 vetë nga Parlamenti dhe kjo dëmtonte shumë mundësinë e punës në komisione.
Por ne kemi shkuar në çdo seancë, me mosbindje civile dhe do të shkojmë në çdo seancë me mosbindje. Mosbindja do të vazhdojë kudo, edhe në parlament dhe shumë shpejt do të ju njohim edhe me veprime të tjera…
Një dallgë marksiste që sundoi apo kulmoi katër vitet e fundit në SHBA, theu qafën në kuptimin që ajo u hodh poshtë në mënyrë plebishitare nga zgjedhësit, qytetarët amerikanë dhe fatmirësisht pas disfatës së flamurmbajtësve të kësaj dallge, sot po lexoja se shumica dërrmuese e mbështetësve të zëvendëspresidentes Harris po rikthejnë mbështetjen e tyre për presidentin Trump.
Në këtë mënyrë unë besoj se çdo njeri i mirë beson në vlerat konservatore si vlerat më të mira. Ka pasur një rast të festojmë këtë fitore. Por dy herë më shumë shqiptarët, opozita shqiptare”, tha Berisha i cili nuk ka patur asnjë lidhje me qeverin paraardhëse të ish Presidentit Trump.
Eshte kjo qeverisje dhe përfaqësuesja e tyre diplomatike, sipas Saliut “Kimetja”, që e shpalli familjarisht “non grata”.
Të festosh për xhelatin që të ka bërë gati litarin që po kthhet ta kontrolloi vetëm një i çmendur e bënë