osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rishfaqet sërish mbesa e Sali Berishës, likuidatore e kompanisë “Plus”; për ta nxjerrë me 94 milionë USD humbje

Rishfaqet sërish mbesa e Sali Berishës, likuidatore e kompanisë “Plus”; për ta nxjerrë me 94 milionë USD humbje

SPAK duhet të hetojë 137 bilancet e falimenteve fiktive, të biznesve me pronarë mafiozë që ka audituar Shpresa Breçani, sepse brenda raporteve të saj, janë fshehur qindra milionë Euro vjedhje në buxhetin e shtetit, pastrim parash të drogës, të kontrabandës e vjedhje të pasurive publike…

Një tjetër rast, vërteton denoncimet e “Pamfleti”-t, se Shpresa Breçani, vajza e motrës të Sali Berishës, në bashkëpunim me segmentet e korruptura brenda financave e drejtësisë, përzgjidhet dhe përdoret për të bërë bilance e falimente fiktive, të bizneseve mafioze.

Më Vendim Nr. 16885, datë 17 tetor 2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë-Tiranë, të dhënë nga gjyqtarja Alma Kodraliu, me urdhër të tatimeve e kërkesë të ortakëve, ka nisur procedura e falimentimit të kompanisë “Plus Communication”.

Nuk është rastësore, që mbesa e Sali Berishës, “ekspertja“ Shpresa Breçani, është caktuar dhe administratore falimentimi e kësaj kompanie, që sipas dosjes së SPAK, është me fije lidhëse te Ilir Meta e Sali Berisha dhe e licencuar prej tyre kur ishin në pushtetin PD-LSI.

Prandaj është caktuar “ekspertja” Shpresa Breçani, për të kryer procesin e falimentimit të kompanisë “Plus Communication”, e njohur për aktivitet pastrimi miliardash të zeza gjatë 15 viteve licencim, maskuar formalisht si operator telefonik “Mobile-4”.

Kërkesën për nisjen e procedurës së falimentimit të shoqërisë “Plus Communication” e kanë bërë ortakët, sipas raport- vendimit të detyrueshëm ligjor të Tatimeve e Qendrës Kombëtare të Biznesit, që konstatuan se kjo kompani ka 13 vite radhazi deklarime me humbje financiare.

Kërkesa për nënien nën faliment të kompanisë “Plus Communication” është miratuar, dhe prej datës 17 tetor 2024 procesin e drejton “ustallesha” Shpresa Breçani, që do kalkulojë aktivitetin financiar, nga viti 2009 kur është licencuar nga Berisha-Ilir Meta e deri në tetor 2024.

Ortakët aktualë të kësaj kompanie, të lidhur me mafien politike- shtetërore, lobuan e diktuan, që emri i Shpresa Breçanit, t’i çohej gjykatës, për ta miratuar administratore likuiduese, sepse me të e kanë bërë pazarin që të firmosë bilancet e gatshme financiare siç i kanë bërë ata.

Sipas informacionit, raportet e bilanceve fiktive me humbje për 15 vite aktivitet të kompanisë “Plus Communication”, i ka bërë gati firma “BDO Albania” në pronësi të ministrit të Financave, Petrit Malaj, ndërsa mbesa “eksperte” e Sali Berishës do t’i firmosë me emrin e saj.

Ortakët e kompanisë, për 15 vite aktivitet, kanë paracaktuar bilanc total me 94 milionë USD humbje; me qëllim që shteti mos t’u kërkojë detyrimet tatimore mbi të ardhurat, fitimet, sugurimet shoqërore e taksat, por të justifikojnë dhe detymet ndaj bankave e kreditorëve privatë.

Kujtojmë, që Shpresa Breçani ka kryer falimentin dhe bilancet e bizneseve të Rezart Taçit, Rrugës së Kombit, Rrugës së Arbërit, Gërdecit, ARMO-s, kompanisë “Belle Air”, firmave “Rudnap”, “Blancers Petrolium”, “Rompetrol”, e “Petrol Slovenia” të Damir Fazlliç e Argita Berishës, si dhe bizneseve të bixhozit e Call-Center të grupit mafioz “Sacra Corona Unita”.

SPAK duhet të hetojë 137 bilancet e falimenteve fiktive, të biznesve me pronarë mafiozë që ka kryer Shpresa Breçani, sepse ka fshehur qindra milionë Euro vjedhje në buxhetin e shtetit, pastrim parash të drogës, të kontrabandës e vjedhje të pasurive publike./Pamfleti