osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA: Si e përgatiti Ilir Meta terrenin për t’u arratisur në Hungari

Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA: Si e përgatiti Ilir Meta terrenin për t’u arratisur në Hungari

Juristi Romeo Kara ka komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për gazetën “SOT”, juristi Kara u shpreh se Ilir Meta mund të ketë tentuar largimin nga Shqipëria për në Hungari pasi ishte në dijeni se do të burgosej, njësoj si ish-kryeministri maqedonas, mik i ish-presidentit.

Sipas tij, Meta ka bërë vizita në Maqedoni ku dhe u takua me njerëz afër Gruevskit. Nga ana tjetër, juristi ka renditur faktet nga dosja e SPAK që kanë fundosur Metën në aferën “CEZ-DIA”. Ai tha se gruaja që i bëri gjëmën ish-presidentit është bashkëshortja e Kastriot Ismailajt.

-Avokat Kara, ish-presidenti Ilir Meta është rrëfyer nga qelia, teksa gjatë një interviste ka zbuluar se ka pasur oferta për t’u arratisur dhe se, sipas tij, banditët e rrëmbyen në mes të rrugës, duke iu referuar aksionit të efektivëve të policisë, të cilët e arrestuan pak ditë më parë. Keni një koment?

Duke vlerësuar sjelljen e Ilir Metës, sidomos përgjatë vitit të fundit, kam krijuar bindjen se ai e ka ditur shumë mirë se e vërteta lidhur me tre proceset rreth tij po zbardhej dhe se ai do të arrestohej nga SPAK-u. Pikërisht kjo gjë ka kushtëzuar çakërdisjen e tij publike, sherret në familje, parti dhe qëndrimin akuzues dhe denigrues ndaj organit të akuzës. Po ashtu, kam qenë dhe jam i sigurt se ofertën më të sigurt dhe më të sinqertë për t’u arratisur ka qenë vetë ai që ia ka bërë vetes. Nuk është aspak çudi që ai të ketë tentuar largimin nga Shqipëria, mbase në Hungari, ku, nën shembullin e sivëllait të tij maqedonas, të kërkonte azil politik. Jo më kot besoj se ai bëri vizita në Maqedoni, ku dhe u takua me njerëz afër Gruevskit.

Duhen parë mirë lëvizjet e fundit të tij në Kosovë dhe Shqipëri si dhe telefonatat e tij, gjë që do të na jepte tablonë e plotë të së vërtetës rreth pretendimeve të tij. Sidoqoftë, ai me siguri ka planifikuar që të largohet, prandaj mund të jetë ekzekutuar edhe masa e arrestit. Pikërisht largimi është edhe një nga arsyet për të cilën jepet kjo masë. Për më tepër, të gjitha akuzat që ai ka bërë muajt e fundit ndaj familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, kanë provuar më së miri se ai nuk gëzon as grimcën më të vogël burrërore për t’u përballur me drejtësinë. Ai tregoi se është nga ai soj që shet edhe vëllanë për b…..e tij. Burrat që përballen, ruajnë qetësinë dhe e sfidojnë me krenari fatin, ndërkohë që burreci nuk u tregua aspak i tillë.

-Ilir Meta flet nga burgu për njohjen e tij me Elvis Matajn dhe Kastriot Ismailin, ndërsa theksoi se ai që e akuzon nga SHBA-ja ngacmonte vajzat në kampin e Jalës. Si e shikoni këtë deklaratë dhe sa qëndrojnë këto pretendime?

Ilir Meta mohon familjen e jo më Matajn dhe Ismailajn. E vetmja armë e tij ka qenë dhe është mohimi. Përgjatë gjithë këtij viti mohoi lidhjen me Ismailajn dhe udhëtimin me të në Pragë dhe gjithashtu mohoi që ka qenë ministër i METE-s në nëntor-dhjetor 2010. Nga verifikimet zyrtare të SPAK-ut, në mënyrë të pakundërshtueshme, u konstatua se: Ilir Meta u emërua ministër i ekonomisë më 14 shtator 2010. Kontrata DIA-CEZ starton më 1 shtator 2010. Ismailaj ka qenë i pranishëm në mbledhjen e këshillit mbikëqyrës të CEZ më 15 shtator 2010 jashtëligjshëm, me autorizim të drejtpërdrejtë të Metës si kandidat për zëvendësimin e Çikos. Pikërisht në këtë kohë, thotë Çiko, në çdo komunikim me CEZ vihej cc edhe Ismailaj. Jo vetëm kaq, por ai merrte pjesë fizikisht në shumë takime për çështjet e energjisë, në disa prej të cilave ka qenë edhe vetë Meta.

Konfirmohet zyrtarisht vizita e tij në Pragë me Ismailajn dhe Çikon. Këtë e konfirmon edhe shkresa e ambasadës shqiptare në Pragë, që i paraprin kësaj vizite më 18 nëntor 2010, dërguar Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke. Meta dhe Ismailaj kanë dalë nga Rinasi në të njëjtën orë dhe datë: 29 dhjetor 2010, ora 13:43 dhe janë kthyer në të njëjtën orë dhe datë më 2 dhjetor 2010. Kanë ikur me Austrian dhe janë kthyer me Malev. I njëjti punonjës policie i ka përpunuar në dalje në zonën VIP. Ilir Çiko konfirmon takimin e Metës dhe Ismailajt me drejtuesit e CEZ, ku përveç tyre në takim ka qenë edhe vetë ai, Ismailaj dhe Majlind Lazimi. Në janar 2011, Meta jep dorëheqjen nga ministër i METE. Çiko dhe Lazimi janë kthyer nga Praga më shpejt se Meta dhe Ismailaj. Çiko thotë se Ismailajn e ka takuar që në gusht 2010 në Vjenë, të shoqëruar me Jozef Hejsek.

Çiko pohon se Ismailaj merrte pjesë në shumë takime që kishin lidhje me energjinë pa pasur asnjë lloj cilësie. Në periudhën 13 prill 2010 – 17 shtator 2010, janë bërë 77 telefonata dhe SMS nga Meta tek Ismailaj vetëm në një numër telefoni dhe 38 telefonata në numrin tjetër të Ismailajt për të njëjtën periudhë kohore. Po ashtu janë konstatuar SMS në gusht 2010 nga Meta tek Vojsava Ismailaj. Pra kemi 115 komunikime për pak muaj midis Metës dhe Ismailajt. Thomas Pleskash ka konfirmuar takimet me Metën dhe Ismailajn. Më 22 qershor 2009, Meta i dërgon SMS Ismailajt ku i kërkon takim edhe 200 mijë. Marrëveshja “DIA-CEZ” është njoftuar nga Meta tek Dritan Prifti që në muajt maj apo qershor 2010. Meta i ka kërkuar Priftit që të ofrojë Ismailajn dhe DIA tek CEZ. Sipas Priftit, Meta ka thërritur dy herë Jozef Hejsekun në zyrë në korrik 2010, ku i ka kërkuar që të firmosë kontratën me DIA dhe Ismailajn.

Jozef Hejseku ka kërkuar edhe mendimin e Priftit, por Prifti nuk ka qenë dakord. Sipas Priftit, kontrata është firmosur fshehurazi dhe u mbajt sekret ky fakt. Ai e ka mësuar firmosjen e saj vetëm pasi është larguar si ministër. Meta i ka kërkuar Priftit që të takonte Ismailajn, por ai nuk ka pranuar. Meta i ka thënë atij se Ismailaj kishte biznese dhe lidhje të forta në botë, veçanërisht në Zvicër dhe një projekt në një kompani italiane për mbledhjen e taksave të shtetit shqiptar, dhe lidhur me këtë i ka kërkuar që ai të ndërhynte tek Sali Berisha që të bënte disa ndryshime në ligj. Më pas, Meta i kishte thënë se këtë punë ia kishte marrë përsipër Genc Pollo.

-A keni besim se do të hetohen të gjitha aferat e Ilir Metës?

Unë jam 100% i sigurt vetëm për një gjë: që Meta do të përballet me shumë akuza të tjera në të ardhmen dhe se ky është vetëm fillimi. Besoj se ai kurrë nuk do ta shijojë më lirinë. Korrupsioni është krimi më i vogël i tij.

-Meta flet për një lidhje të veçantë me Elvis Matajn dhe Kastriot Ismailin. Si e vlerësoni rolin e këtyre personazheve në akuzat që ai ka përballë?

Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të tij si në politikë ashtu edhe në afera, pavarësisht se ai kurrë nuk do ta pranojë këtë fakt. Sidoqoftë, ekzistojnë aq shumë fakte për lidhjen mes tyre sa e bën qesharake çdo justifikim që ai bën në mohimin e tyre. Mataj sigurisht që ka dëshmuar kundër tij, ndërsa Ismailaj personalisht jo. Është gruaja e Ismailajt ajo që e ka vendosur Metën në pozita mjaft të rënda me intervistën e saj, gjë që tregon se ai do të merret shumë gjatë me atë intervistë me qëllim për ta bërë të pabesueshme apo të pavlefshme atë.

Pra, i mohon dy ish-bashkëpunëtorët e tij, por atë që i ka dalë hapur kundër e denigron, ndërsa për Ismailajn nuk harroi, para disa muajsh, ta quante edhe “zotëri”. Do të jetë shumë interesante kur Ismailaj të prezantohet me akuzën e re dhe të realizohet kapja e tij. Atëherë do të shohim një shfaqje interesante në Pallatin e Drejtësisë.

-Ilir Meta ka përmendur se ka pasur probleme me drejtësinë dhe se shumica e personave që e akuzojnë kanë histori të ngjashme. A mendoni se kjo mund të ndikojë në besueshmërinë e akuzave ndaj tij?

Absolutisht jo. Standardet nuk mund t’i vendosë Meta në gjykimin kundër tij. Investimi në këtë drejtim flet për forcën e argumentit përkundër tij. Kjo gjë e ka shtyrë atë të mos merret me argumentin, por me argumentuesin. Është një taktikë thjesht në shërbim të betejës publike dhe jo të asaj gjyqësore. Koha do ta vërtetojë së miri këtë gjë.

-Meta thotë se është përballur me manipulime dhe që SPAK-u është në dijeni të situatës. Keni një koment?

Pra, Meta e ka ndarë mendjen që të mos bashkëpunojë me drejtësinë dhe të denigrojë procesin në çdo aspekt. Sidoqoftë, gjykata do të vlerësojë pretendimet e tij dhe faktet dhe provat e ofruara nga SPAK-u lidhur për sa më sipër. Ajo që vlen të theksohet është që deri më tani, Meta nuk ka faktuar apo provuar asnjë rast manipulimi.

-Kryemadhi justifikon Ilir Metën duke thënë se ai nuk ka pasur dijeni për shumë nga veprimet dhe vendimet që ajo ka marrë. A mendoni se ajo po tenton ta marrë në mbrojtje ish-bashkëshortin, duke e marrë përsipër vetë se të gjitha akuzat që janë në dosjen e SPAK, sipas saj, kanë ardhur si pasojë e veprimeve të saj të paakorduara me Metën?

Ata janë koordinuar si jo më mirë në zullumet e tyre. Këtë gjë do ta tregojnë faktet dhe provat. Demagogjia e tyre, që Meta nuk ka qenë në dijeni të asaj çfarë firmoste, është përtej çdo kufiri gallate. Nuk di ndonjë rast tjetër të dytë që ka pasur një pretendim të tillë përpara organit të akuzës dhe publikut gjithashtu. Pavlefshmëria e akteve në këto raste arrihet sipas ligjit brenda kufijve të përcaktuar kohorë (maksimumi një vit), duke argumentuar qartë edhe arsyet e lajthimit. Nuk besoj se Meta do të rezultojë gjithashtu i papërgjegjshëm ligjërisht dhe as nuk është halli ynë të arsyetojmë nëse gruaja ia ka futur sa ka pasur mundësi burrit të saj president, ndërkohë që ai ia fuste gjithë popullit.

-Pse Kryemadhi po e justifikon Ilir Metën duke thënë se në dosje përmendet ajo dhe se Iliri s’ka pasur dijeni për çdo lëvizje dhe vendim?

Së pari, ajo është më burrë se burreci dhe së dyti, ata duan që burreci të vijojë politikën si i pafajshëm, duke drejtuar bandën PL, bizneset dhe ushtruar presionin politik mbi procesin. Me sa unë po shoh, vështirë të mbetet kush nga familja e tyre pa u prekur nga drejtësia. Me siguri, baterdia e familjes Meta-Kryemadhi do të jetë rast i papërsëritshëm studimor jo vetëm nga ne, por edhe nga doktrina penale ndërkombëtare.

-Si e shihni situatën e tij në burg?

E shoh si të merituar, aq sa mendoj se vetëm tani burgut iu kthye dinjiteti për institucionin që është dhe duhet të jetë. Uroj ta ketë këmbën e mbarë për të tjerët dhe të rrijë sa më gjatë atje se e ka lypur me të gjitha mjetet për të qenë atje. Me sa po shoh, ai tani po fillon ta besojë se qenia e tij në burg nuk është më një ëndërr, por një zgjëndërr. Tani po kupton se ka betejë të gjatë përpara, se do të përballet me ligjin të cilin as nuk e pranonte se ekzistonte deri dje dhe se do të rrijë shumë gjatë aty. Shumë shpejt arrogancës së tij po i mbivendoset një tjetër gjendje, ajo e të mohuarit të krimit dhe justifikimit të rrethanave. Tashmë po sillet krejtësisht si i akuzuar. Kjo ka shumë rëndësi.