osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një shqiptare në “krye” të Microsoftit: Florida Doçi, drejton projektet e Inteligjencës Artificiale

Një shqiptare në “krye” të Microsoftit: Florida Doçi, drejton projektet e Inteligjencës Artificiale

U largua nga Shqipëria 15 vite më parë, kur mbaroi gjimnazin, ndërsa sot punon në Microsoft. Florida Doçi, emri i së cilës i bashkohet listës së shqiptarëve që po korrin sukses nëpër botë, nisi rrugëtimin në Universitetin e Windsorit në Kanada ndërsa tani që punon si kërkuese shkencore në Microsoft.

Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, Florida tregoi se për të është një arritje e madhe që t’i bashkohet stafit të Microsoft.

“Kënaqësi të punoj me Microsoft dhe të drejtoj AI, produktet e ndryshme të Microsoft që lidhen me bashkëpunimin dhe produktivitetin. Është një arritje personale, profesionale. Kam jetuar në Shqipëri deri pas gjimnazit, dhe i përkas brezit ku kompjuterët ishin një luks nëpër shkolla. Kemi mësuar produktet e Microsoft nëpërmjet tabelave të zeza dhe për dikë si unë që ka mësuar në mënyrë të tillë, është arritje akoma më e veçantë, sidomos në një fushë si Inteligjenca Artificiale.”, tregoi ajo.

Florida kreu studimet në Universitetin e Windsorit, ku mori dy diploma në Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Më pas nisi studimet Master në Shkenca Ndërdisiplinare të Shëndetit në Universitetin e Otavës.

Aktualisht, po kryen doktoraturën në të njëjtin universitet. Florida njihet gjithashtu edhe për kontributet e saj në hulumtime shkencore, dhe ka fituar çmime dhe bursa. Punimet e saj janë prezantuar në konferenca ndërkombëtare dhe publikuar në revista shkencore./abcnews.al