Meta: Doktor si je?
Berisha: Ilir ti je?
Meta: Unë doktor.
Berisha: Më thuaj parullën.
Meta: Qelitë tona më të pastra/ Dyshekët tanë mbush me kashta.
Kundërparullën.
Berisha: Edvin droga, Edvin kasapi/ Neve nuk na del inati/ Do të vij edhe ty dita/
Vargun e katërt e kam harruar
Meta: Në rregull, ti qenke, vazhdojmë bisedën
Berisha: Kujt ia more këtë numër?
Meta: Një xhepisti që është te qelia ngjitur. Merre se edhe ti dora jonë je, më tha. Kishte parë videon e arrestimit tim dhe mendoi se isha edhe unë xhepist që më kishin arrestuar tek autobusi i Kamzës. Duhet të bëjmë për shoku-shokun, më tha. Çun flori. Po dolëm nga burgu duhet ta bëjmë ndonjë amnisti edhe për këta. Është bërë leku letër, më tha. Dikur kishe lezet të vidhje pensionistët. Tani janë krunde, vetëm shami me qurra kanë në xhepa, më tha, por burgun e hamë njësoj. Ka halle dynjaja doktor. Se ne jemi parti e majtë. Mendojmë për fukaranë.
Berisha: Ke të drejtë Ilir. E lexove artikullin e Carlo Bolinos edhe ti? Se ai thoshte që të bëjmë një amnisti për ne. Medemek ta fillojmë edhe një herë nga zero. Aaaaa, e kam pas inat, por këtu është treguar sinjore.
Meta: Ka të drejtë doktor. Duhet t’ia fillojmë edhe njëherë nga zero. Se me këtë inflacion dhe rritje çmimesh, kemi probleme. Me këtë rast i themi Carlos të fusë një nen në ligj edhe për këta xhepistët.
Berisha: Thuaji ti, se unë nuk kam muhabet.
Meta: Dakord. Do t’i them Tedit se ai ka muhabet me Carlon. Carlo e pati marrë në punë si roje nate kur erdhi nga katundet e Kolonjës se nuk kishte ku flinte, por e regjistroi si gazetar se nuk pranonin italianët të paguanin për rojet.
Berisha: Dakord Ilir. Doja të thosha që….
Meta: Lere doktor se erdhi ora e ajrimit dhe është ai gardiani nga Vlora. Më ka gjetur belaja me të.
Berisha: Pse?
Meta: Ka inat. Ka humbur dje portofolin kur kisha orën e ajrimit dhe kujton se ia kam marrë unë.
Berisha: Ik se edhe mua po më digjet gjella. Tung./dritare.net