Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi kanë lënë në mes “mosbindjen civile” dhe kanë shkuar në Amerikë të ndihmojnë Donald Trump.
Ky i fundit ndodhet përballë një gare shumë të ngushtë me Kamala Harris dhe natyrisht që i duhet një ndihmë nga “ekspertët” e zgjedhjeve, Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu.
Aq sa me ironi dikush shkruante në rrjet, “Donald Trump mos ki frikë, se ke Fatmirin dhe Albanën në Amerikë”!
Iamgjino tani, këta që thonë se iu vidhen votat në Shqipëri dhe nuk mbrojnë dot votat e tyre, kanë vajtur të mbrojnë votat e Donald Trump në Amerikë!