osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Selaniku kuq e zi”: Rama publikon albumin e takimit me shqiptarët e Greqisë

“Selaniku kuq e zi”: Rama publikon albumin e takimit me shqiptarët e Greqisë

Ndalesa e radhës e turit të diasporës ishte këtë të diel në Selanik me shqiptarët e Greqisë. Në fillim të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, adresoi dy ngjarje që i paraprinë këtij takimi të radhës: bllokimin e gazetarëve shqiptarë në kufi nga pala greke dhe protestën e mbajtur nga një grup nacionalistësh në qytetin ku do të bëhej takimi.

Sa i përket të parës, Rama falenderoi ministrin e Jashtëm grek, i cili sipas kreut të qeverisë ndërhyri për të zgjidhur situatën në kufi ku një grup gazetarësh, përfshirë edhe grupin e xhirimit të A2 CNN, u bllokuan për orë të tëra pa një shpjegim.

Rama theksoi se për atë që ndodhi, një arsye nuk ka, por shtoi më tej se ajo e së shtunës nuk ishte një sjellje që i shkon për shtat një shteti anëtar të BE-së, por edhe se një gjë e ngjashme nuk do t’i ndodhte asnjëherë ndonjë gazetari grek.

Dua të besoj se ministri i Jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme evropiane, kërkesës që do ta nisim që nesër të hequr vendimin që i është bërë për të ndaluar gazetarin Marin Mema për të hyrë në Greqi..,” shtoi Rama për rastin e gazetarit Marin Mema të cilit prej vitesh i është ndaluar hyrja në shtetin helen, për shkak të profesionit.

“Marin Mema nuk ka bërë asgjë më shumë e as më pak sesa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve historike të shqiptarëve. Dhe, nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm nga ai i kujtdo qoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendimin absurd për të vendosur ndalimin e tij të hyrjes në një vend të BE, sic është Greqia fqinje dhe mike, ky nuk është kurrë një shkak për t’i hequr një gazetari lirinë e lëvizjes. Një masë ekstreme, antidemokratike, anti-europiane.”

Ndërsa, sa i përket, grupit të nacionalistëve grekë që e pritën me protesta, kryesocialisti tha vetëm se i vinte keq për ta, teksa shtoi se “Vorio Epiri”, është “diçka që vdekur me kohë e me vakt.”

“Në vijim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash, të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime këtu për t’ju takuar ju. Me fletushka dhe me parulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajturi Vorio Epiri. Ata kanë bërë këto ditë në adresën time edhe kërcënime të cilat mua shkaktojnë vetëm keqardhje. Njëlloj siç më shkakton keqardhje edhe çdo spazmë e kujtdo qoftë edhe në Shqipëri që ushqen ndjenja jomiqësore ndaj Greqisë fqinje dhe mike. Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë edhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe të individëve të dalë boje e të dalë kohe… Kush e përdor akoma termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon vetëm dritshkurtësinë dhe paaftësinë e vet për të jetuar në shekullin e XXI. Këto janë fosile për gjynah, por nuk janë arsye që të ushqejmë brenda nesh ndjenja jomiqësore ndaj Greqisë.”

Ashtu sikurse edhe në Nju Jork, Rama kërkoi votën e diasporës së Greqisë në zgjedhjet e kësaj pranvere, me synimin që brenda pesë viteve, Shqipëria të mund të jetë anëtare me të drejta të plota e familjes evropiane. I pyetur nga të pranishmit në sallë, kreu i qeverisë deklaroi se kostot e votimit me postë këto zgjedhje mund të mbulohen plotësisht nga qeveria shqiptare, më pas në zgjedhjet e tjera, situata mund të jetë tjetër.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua, edhe për një arsye tjetër. Ju sot këtu nuk jeni thjesht, bashkatdhetarë, jashtë atdheut me një të drejtë vote në Shqipëri që kush ka mundur e ka ushtruar duke marrë rrugën për të ardhur. Sot ju jeni votues që për herë të parë, do të merrni pjesë në zgjedhjet politike të Shqipërisë, duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini, më është dashur të përpiqem gjatë… me partinë tonë për ta bërë realitet edhe këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e domosdoshme të palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur…”

Edhe në këtë takim të radhës, Rama foli për reformën në drejtësi, e cila sipas tij po jep sot rezultate dhe po godet sa majtas e djathtas, vetëm për shkak të vullnetit të qeverisë që ai drejton.

Faktin që shumë nga të tijët sot gjenden pas hekurave apo nën hetim nga SPAK, Rama e sheh si pavarësim të Drejtësisë nga partia në pushtet ndërsa shtoi se “fytyrat e vjetra, por edhe ato të reja” në opozitë, nuk kanë aftësinë për ta çuar Shqipërinë përpara “ashtu siç po e çon qeveria e tij.” (A2 Televizion)