Skena të paprecedentë u zhvilluan në qytetin Paiporta në Spanjë, ku po e vizitonin Mbreti Felipe, Mbretëresha Letitia dhe Pedro Sanchez.
Banorët e revoltuar të qytetit të Valencias të goditur nga përmbytjet shpërthyen ndaj udhëheqësve të vendit.
Me kalimin e autokolonës zyrtare, disa qytetarë kanë nisur të hedhin sende dhe baltë, duke habitur forcat e sigurisë.
Më pas banorët shpërthyen duke bërtitur: “Vrasës! Vrasësit”, ndërsa kërkon dorëheqjen e Pedro Sanchez.
“Bota po vdes dhe tani ju po vini” protestuan banorët, të cilët prej pesë ditësh po përpiqen të pastrojnë shtëpitë dhe mendojnë se institucionet i kanë braktisur.
Nga përmbytjet në Spanjë deri tani raportohet se kane humbur jetën 214 persona.