Ernest Muçi duket se po gjen rrugën e duhur në këtë sezon që nisi me vështirësi dhe me një vend në stolin e rezervave. Sulmuesi shqiptar ia ka dalë të fitojë fanellën e titullarit me trajnerin e ri të Beshiktashit dhe bashkë me minutat po vijnë edhe golat. Lojtari 23-vjeçar po kthehet në lartësinë e tij.
Mbrëmjen e sotme, Muçi ka shënuar gol në ndeshjen e dytë radhazi. Pas asaj perle të realizuar kundër Gallatasarait, ish-lojtari i Tiranës ka tundur sot rrjetën e Kasimpashës. Beshiktashi u mposht me rezultatin 1-3, teksa goli i vetëm për bardhezinjtë mban autorësinë e Ernest Muçit./Sport Ekspres/
https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2024/11/bandicam-2024-11-02-19-52-01-024.mp4?_=1