Arsenali dhe titulli kampion janë si dy drejtëza paralele që nuk e kanë kurrë pikën e takimit së bashku.
“Ndoshta vitin tjetër, ose vitin tjetër, ose një tjetër vit”! Shumë vite kanë kaluar, por pavarësisht se ekipi i Artetas ka ngrohur më shumë në vitet e fundit, misioni i tyre duket i pamundur për vendin e parë.
Aktualisht topcinjë janë në një formë të keqe dhe po i lënë më shumë mundësi rivalëve për të krijuar shkëputjen dhe për të dalë nga gara përpara kohe. Në ditën e sotme Arsenali ka humbur në transfertë ndaj Neëcastle në shifrat 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Isak në minutën e 12. Në përqindjen e topit, është parë një dominim i dukshëm i topcinjëve, 36-64%. Megjithatë Arteta nuk mund të ankohet as për fatin e keq pasi goditjet në portë ishin 4-1 në favor të Neëcastle.