25 Qershor 1992. Në orët e para të mëngjesit u ekzekutua vendimi për varjen e dy vëllezërve nga Libofsha e Fierit. Josif dhe Dritëbardh Çuko, u varën në mes të qytetit të Fierit.
Trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.
Ky ishte dënimi i fundit më vdekje që u ekzekutua në vendin tonë. Dy vëllezrit në fjalë kishin kryer një krim të frikshëm. Pa shkuar ende ora një e natës ata kanë hyrë në një banesë për të vjedhur. Aty kanë vrarë të gjithë anëtarët e familjes.
29 maj 1992, dy vëllezrit hynë për të vjedhur në shtëpinë e familjes Pupa. Ata u ngjitën në dritaren e dhomës ku flinte foshnja 8 muajshe. Fillimisht kanë vrarë me sopatë 30 vjeçarin Agim Pupa. Më pas, në mes të dhomës kanë goditur bashkëshorten e tij që është munduar të largohet.
Vrasësit kanë kalur në dhomën e prindërve. Fillimisht kanë lidhur nënën e Agimit e më pas kanë vrarë babain e tij. Akti mizor ka vazhduar duke torturuar nënë Zejnepën që të tregonte se ku i kishin lekët. Gjatë kësaj kohe Magdalena e vogël ka qarë pa pushim, kështu ata e kanë goditur me levë pas qafës duke e lënë të vdekur.
Nënë Zejnepja është gjetur në orët e para të mëngjesit në koridorin e shtëpisë e larë në gjak. Ajo ka ndërruar jetë dy orë më vonë në spital.
Kjo do të ishte ngjarja e parë horror e cilësuar si “Masakra e Libofshës” me të cilën do të përballej opinion publik. Në të njëjtën kohë kjo ngjarje do të shënonte edhe vendimin e fundit me vdekje. Pas kësaj ngjarje dhe këtij vendimi, duket sikur ju hap rrugë krimeve të tjera makabër.