Doktor, me Ramën bëj çfarë te duash, po boll më me përrallat delusional të “luftës tuaj dhëmb për dhëmb” me diltaturën.
Sali Berisha mbrëmë në “Top Story” tha: “Unë kam jetue një diktaturë dhe jam përballë me të, dhe ajo ra, ose e përmbysëm thuej si t’duesh. Jemi para një diktature të re, por një gjë të them unë ty: Ramiz Alia që kishte gjithë Sigurimin e Shtetit, që kishte kryer dhe krime, te sigurta me dokumenta, nuk burgosi opozitën. Pas 34 vitesh pasardhësi Kristaq Rama adapton standartin e Kristaq Ramës ndaj liderve te opozites.”
1. Doktor, Ramiz Alia nuk mund të burgoste pjellën e vet, pluralizmin me njerëzit e regjimit dhe spiunët e Sigurimit me ju në krye si sekretar partie per 25 dogmatik dhe i ashpër që e çfaq dhe sot si i palatuar pas 34 vitesh.
2. Doktor, Kristaqi nuk ishte as anëtar i PPSH, as në Sigurim, por pedagog në ILA dhe skulptor. Kristaqi as nuk u mor me politike dhe as ka pasur zero përfshirje me ngjarjet e pos ‘90 ku ju keni qenë strumbullari i gjithë ngjarjeve të ketyre 34 vjetëve dhe një nga përgjegjesit kryesor për këtë gjëndje të Shqiperisë në këto 34 vite. (Ilir Demalia)