osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nis monitorimi i furrave për çmimin e bukës: Autoriteti i Konkurrencës, në terren për kontrollin e sjelljeve abuzuese

Nis monitorimi i furrave për çmimin e bukës: Autoriteti i Konkurrencës, në terren për kontrollin e sjelljeve abuzuese

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të furrave të bukës lidhur me rritjen e çmimit të prodhimit dhe tregtimit të bukës. Ky veprim vjen pas hyrjes në fuqi të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë që përcaktonte ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash, apo kanë bar kafe.

Prej datës 1 nëntor, inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të monitorojnë në terren furrat e bukës për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Ky ligj ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

Në njoftimin e publikuar, Autoriteti i Konkurrencës thekson se shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Me sistemin e ri të tarifimit të energisë për furrat, të vetmet që nuk u preken nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike ishin furrat e bukës, që nuk kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, ku çmimi vijon të jetë 7.6 lekë/kwh. Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi i aplikuar është 9.5 lekë/kwh. Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë bar dhe kafe, për të cilat çmimi i energjisë elektrike është 12 lekë/kwh.