osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si e zbuluan arkeologët qytetin e humbur të Trojës?

Si e zbuluan arkeologët qytetin e humbur të Trojës?

Nga Oscar Martinez

Arkeologu gjerman Hajrih Shlieman, ndodhej në Turqi në fund të shekullit të XIX për një kërkim të çuditshëm. Ai ishte duke gërmuar një vendbanim të vjetër të braktisur. Vendi, i njohur si Hisarlik, njihej vetëm nga disa specialistë.

Teksa po gërmonte atje, Shlieman po shpresonte të gjente rrënojat e qytetit më të famshëm në literaturën klasike:Trojën. Problemi ishte se Troja ndoshta mund të mos kishte ekzistuar kurrë. Poeti i mirënjohur grek Homeri, popullarizoi trojanët dhe qytetin e tyre tek Iliada dhe Odisea, poemat epike të shekullit VIII-të të E.S.

Këto vepra, rrëfenin historinë e një lufte 10-vjeçare midis Greqisë dhe Trojës, të zhvilluar nga personazhe të tillë të përjetshëm si mbreti Priam dhe Agamemnoni; luftëtarët kurajozë, Hektori dhe të Akili, dhe të mbijetuarit, Odiseu dinak dhe Enea besnik.
Poemat përshkruajnë betejat e përgjakshme, aventurat fantastike, veprat heroike dhe pasojat tragjike. Por a ishte Troja një vend i vërtetë? Shlieman shkoi Turqi për të dëshmuar se po. Dhe ai ia doli. Hisarlik, pranohet tashmë gjerësisht si vendodhja e ngjarjeve të tregimeve epike të Homerit.

Studimet kanë zbuluar se kodra 100 metra e lartë nuk përmban vetëm një, por nëntë Troja, secila e ndërtuar mbi rrënojat e asaj që ishte më parë. Sot arkeologët e konsiderojnë Trojën e VI-të, si kandidaten më të mundshme për të qenë Troja e Homerit. Ky qytet daton nga rreth vitit 1700-1250 P.E.S, dhe qytetarët e saj jetuan në kohëra dinamike.

Përgjatë disa shekujve, Troja u shkatërrua në mënyrë të përsëritur, por një qytet i ri do të ngrihej shpejt në rrënojat e të fundit. Njerëzit jetuan atje deri në periudhën e ngritjs së Perandorisë Romake. Rrënojat mund të shihen ende sot, rreth 350 km në jugperëndim të Stambollit.
Në lindje të tyre ndodhej Perandoria Hitite në rënie dhe në perëndim, Grekët Mikenas që ishin të plotfuqishëm. Vetë Troja zuri një vend strategjik, që komandonte hyrjen në atë që sot njihet si Ngushtica e Dardaneleve. Kushdo që zotëronte Trojën, do të kontrollonte trafikun përgjatë rrugës tregtare tejet të frekuentuar, një fakt që nuk do t’i shpëtonte rivalëve të tyre grekë.

Megjithatë, përshkrimi i Homerit për Trojën, sillet më tepër rreth pasioneve dhe jo politikës. Ai fillon me lidhjen dashurore midis princit të Trojës, Paridit, dhe Helenës, gruas së mbretit spartan Menelau, vëllait të Agamemnonit të fuqishëm, udhëheqës i ushtrisë greke.

Për këtë arsye grekët sulmuan Trojën, duke shkaktuar luftë midis dy kombeve, dhe një rrethim një dekadë të gjatë, që mori fund me fitoren e grekëve, përmes dredhisë së famshme të kalit prej druri. Në fakt, motivet për një luftë të tillë ishin ndoshta më pragmatike.

Pavarësisht nëse ka ekzituar apo jo një Helenë aq e bukur, sa që pamja e fytyrës së saj do të niste kundër Trojës 1 mijë anije, vlera komerciale dhe strategjike e Trojës e bëri atë një objektiv të dëshirueshëm për secilin nga fqinjët e saj. Qytetarët e Trojës i kishin parashikuar kërcënimet e jashtme.

Ata kishin ndërtuar një mur mbrojtës, dhe madje kishin hapur llogore për të penguar karrocat e luftës, mjetet kryesore të sulmit të botës së lashtë. Problemet duket se mbrritën kulmin rreth vitit 1250 P.E.S, kur mbetjet arkeologjike tregojnë shenja të një sulmi dhe një zjarri shkatërrues.
Por ne s’mund të themi se kush kanë qenë sulmuesit, apo nëse shkatërrimi është shkaktuar nga një veprim i vetëm, apo një seri sulmesh me kalimin e kohës. Aty ky zhduket siguria e arkeologjisë, ne mund t’i drejtohemi vetëm poezisë së lashtë për rënien e Trojës.

Iliada e Homerit, e parathotë rënien e qytetit, por ndalet pak në shkatërrimin e tij. Në vazhdimin e historisë tek Odisea, fundi i luftës përmendet si një lloj retrospektive. Me kalimin e shekujve, autorë të tjerë i kanë shtuar elemente historisë origjinale, por vetëm fragmente të veprave të tyre kanë mbijetuar.

Këto përfshijnë dy kapituj të Iliupersis, një tekst që daton ndoshta nga shekulli i VII P.E.S, i cili i referohet shkatërrimit të qytetit. Më shumë detaje rreth ditëve të fundit të Trojës janë shkruar shekuj më vonë.
Këto përfshijnë Eneidën e Virgilit, nga rreth shekullit I P.E.S dhe Posthomerikën e Kuintus Smirnaus, shkruar gjatë shekullit të tretë E.S.

Kuintusi e nis historinë e tij aty ku e lë Iliada e Homerit:funerali i Hektorit, birit të Priamit dhe trashëgimtarit të fronit të Trojës. Sipas tij, qyteti dukej i destinuar të rrënohej pas vdekjes së Hektorit, luftëtarit më të madh të Trojës. Megjithatë, disa trojanë vazhduan të kenë shpresë për një fitore, ndërsa prisnin ardhjen e aleatëve për t’i ndihmuar në heqjen e rrethimit.

Përforcimet e para, ishin luftëtaret Amazona të Mbretëreshës Pentesilea, që gjithsesi s’mundën të përmbajnë përparimin e tërbuar të luftëtarëve gati të pathyeshëm të Akilit. Pas amazonave mbërritën etiopianët. Etiopia e përmendur nga Homeri, është një vend i largët në brigjet e lumit mitik Oqean, ndoshta i identifikueshëm me Nilin.
Ky vend, kishte furnizuar prej kohësh me mercenarë faraonët egjiptianë. Ushtria etiopiane, e urdhëruar nga Mbreti Memnon, qëndroi si vija e fundit e mbrojtjes midis Akilit dhe portës së Trojës. Të dy luftëtarët, ranë dakord ta vendosin fatin e luftës me një betejë të vetme mes të dyve.

Nën diellin përvëlues, ata përleshen egërsisht, dhe në nj moment Akili arrin të vrasë Memnonin. Fitorja i takoi Akilit, por nuk zgjati shumë. Princi i Trojës, Paridi, e pa duelin nga bedenet e murreve mbrojtëse të qytetit. Teksa Akili po bëhej gati të sulmonte qytetin, Paridi, i udhëhequr nga Perëndoria Apollon, godet me shigjetë Akilin në pikën e tij të dobët – thembër.

Për tmerrin e grekëve, heroi i tyre vdes. Befas, 10 vjet lufte rraskapitëse, duken të kota. Komandanti grek, mbreti Agamemnon, urdhëron tërheqjen. Në këtë moment ndërhyn Odiseu, dredhia e të cilit me kalin e drunjtë ndryshoi rrjedhëjne historisë. Grekët masakrojnë të gjithë trojanët që gjejnë dhe i vënë zjarrin qytetit. Sipas Virgjilit, nga masakra arrin të shpëtojë vetëm një luftëtar i luftës së Trojës:Enea.
Ai u arratias në Itali, ku do të gjente një Trojë të re, qytetin e njohur tani si Roma. Historia e Trojës, ka personazhe të paharrueshme, por ndoshta figura interesante e saj, është ajo për të cilën nuk flitet kurrë – kali prej druri. Ky simbol është risjellë në letërsi, poezi, art dhe kinema. Teoritë rreth kalit prej druri janë të shumta.

Sipas njërës prej tyre, kali ishte një përfaqësim poetik i anijeve prej druri me të cilat grekët mbërritën në Trojë. Një tjetër sugjeron se qytetin e tradhëtoi po një trojan, duke skicuar një kalë në një portë sekrete, si një shenjë për grekët. Të tjerë theksojnë se kuajt ishin të lidhur ngushtë me perëndinë Poseidon.

Studiuesit e kohëve të fundit, kanë ofruar një teori më pragmatike, duke përfshirë atë sipas së cils kali prej druri ishte në fakt një mjet i përdorur gjatë rrethimit. Një pajisje e tillë mund të shihet në një baso-reliev asirian nga pallati i Asurnasirpalit II (883-859 pes) në Nimrod.
Por edhe nëse ky është një shpjegim i kënaqshëm, mbeten ende shumë pikëpyetje: Kush ishin njerëzit që sulmuan Trojën? Dhe kush ishin trojanët që luftuan kaq shumë dhe në mënyrë të dëshpëruar për ta shpëtuar atë nga flakët?

*Marrë me shkurtime nga National Geographic – Bota.al