Sa herë që kanë pësuar disfata ndaj shqiptarëve, mediat dhe shoqëria serbe është kthyer nga propaganda duke tentuar të fitojë përmes saj.
Kështu, ata kanë nisur një fushatë kundër futbollistëve të Zvicrës me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka që bënë simbolin e shqiponjës pasi shënuan dy gola të mrekullueshëm ndaj tyre. Sipas mediave serbe, kjo ishte një “provokacija”.
Në fakt, për shekuj me radhë, masakrat në Ballkan janë kryer me shenjën e tri gishtave ose trinitetit që përdoret nga shovinistët serb kundër popullsive të tjera jo ortodokse në këtë rajon, shkruan Albeu.com.
Edhe pse masakrat janë bërë nën hijën e këtyre gishtave, askush nuk i ka thënë futbollistëve serb se po provokon me këtë simbol kur e bëjnë sa herë shënojnë gola. Asnjë masakër nuk është bërë duke shënjuar shqiponjën, por e kundërta është e vërtetë.
Mijëra gra, fëmijë, pleq, të rinj janë vrarë, përdhunuar, rrëmbyer, zhdukur e larguar ndërkohë që ushtarët dhe paramilitarët serb bënin të njëjtin simbol siç bëjnë futbollistët e tyre.