osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Doni një rast servilizmi ulëritës dhe neveritës? Lexoni urimin e Luçiano Boçit për ditëlindjen e Berishës

Doni një rast servilizmi ulëritës dhe neveritës? Lexoni urimin e Luçiano Boçit për ditëlindjen e Berishës

Që të bësh karrierë në politikën shqiptare, duhet doemos ta kesh mirë me kryetarin.

Mundësisht t’i thuash vetëm po dhe të bësh sa më shumë servilin.

Le të vjedhë ai, të vrasë e të bëjë një mijë e të zeza. Le të jetë dhe “non grata” për korrupsion, dhe në arrest e hetim.

Ja shikoni urimin e Luçiano Boçit për ditëlindjen e Sali Berishës, dhe s’ke pse shkon më tutje.

Urimi i Luçiano Boçit

Sali Berisha ka sot ditën e lindjes, duke dominuar me peshën e tij, përtej viteve, politikën shqiptare.

I jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm, ai mbetet njeriu që vendosi piketat e historisë së shtetit modern postkomunist shqiptar.

Ndërrues epokash, sjellës i pavarësisë së Kosovës, hapësi i portave të BE, realizuesi i anëtarësimit në NATO dhe faktor kryesor i shndërrimeve tërësore të vendit, Sali Berisha është shtetari që karrierën politike ia nënshtroi e ia nënshtron shërbimit ndaj atdheut e qytetarit.

Kundërshtarët ndonëse përpiqen ta urrejnë, thjesht për të konfirmuar veten, pranojnë imponimin që ai detyron.

Demokratët e duan ose e adhurojnë për karakterin e paepur dhe mendjen brilante.

Qytetarët e respektojnë ose e kundërshtojnë sipas orientimeve politike.

Mosmirënjohësit tulaten e bëjnë cinikun e shëmtuar.

Scribët e dështuar e të ushqyer në kënetën e urrejtjes e shpifjeve, mprehin sot lapsat për të mijtën herë kundër tij, për t’i kujtuar kohën, duke e ditur mirë se për të ajo mbetet vetëm një konvencion formal.

Sali Berisha ka dëshmuar se jeta e tij politike është një trajektore suksesi e mbushur me stacione lufte, gjatë të cilave kundërshtarët e tij kanë bërë gjithçka për ta eleminuar e gjunjëzuar, pa mundur t’ia dalin asnjëherë.

Ai gjithmonë është rikthyer me triumf.

Ai e krijoi Partinë Demokratike në ditë të pamenduara, e mbrojti në ditët e kundërrevolucionit të ‘97 dhe e shpëtoi në ditët e revanshit të sotëm politik të hijeve të së kaluarës dhe organizatave me veladone politike ose ligjore.

Sali Berisha mbetet pikë referimi e përballjes në emër të së vërtetës dhe të lirive politike e kushtetuese, në emër të së mirë kundër së keqes, në emër të qytetarit kundër keqbërësve të çfarëdo lloji.

Përballja e tij e paepur dhe qëndrueshmëria në situata kritike ka frymëzuar e frymëzon aksione e veprime politike në mbrojtje të vlerave e parimeve demokratike.

Arrestimi politik i tij nuk ka fashitur pasionin e tij dhe energjinë e tij për të vazhduar misionin e marrë që në ‘90 me të njëjtin intensitet e forcë, të pasuruar me ide, vizione të reja dhe të armatosur me një përvojë politike unike.

Mbajtja e tij sot i burgosur me metoda të inkuizicionit politik, duke përdorur format e metodat e diktaturës që ai shembi bashkë me PD-në, dëshmon tmerrin politik që bashkëjeton brenda armiqve të tij, por dhe investimin e tyre për hakmarrje primitive, për shkak se i rrëmbeu fronin etërve dhe ia ktheu atë qytetarëve të këtij vendi.

Nëse sot pranohet që Shqipëria ka ecur në zhvillimin ekonomik, aty është patjetër kontributi i tij i pamohueshëm për tregun e lirë dhe forcimin e iniciativës së lirë, e vendimet e artitjet e qeverisjes nën drejtimin e tij.

Nëse jemi duke hyrë në Europë, dyert i hapi ky njeri.

Nëse krenohemi për NATO-n anëtarësimin e nisi dhe e përfundoi ky njeri.

Nëse sot ndjehemi të fortë si Komb me Kosovën në krah, mos harroni se e loboi dhe arriti diplomatikisht e politikisht ky njeri.

Nëse sot ekziston turpi, turpi më i madh i vendit tonë është mbajtja si i burgosur i Sali Berishës si kryetar i opozitës.

Dhe nëse duam sot ta urojmë për jetë të gjatë që të gjithë e bëjnë me zemër, ta bëjmë së pari këtë në formën e kushtrimit, i cili thërret për të bërë gjithçka me qëllim që njeriu simbol i demokracisë, njeriu simbol i sakrificës për të vërtetën dhe lirinë, të jetë i lirë.

Ta bëjmë në formën e aksionit e organizimit, për të detyruar dorëzimin pa kushte të atyre që sot e shohin lirinë e Sali Berishës si fundin e jetës së tyre politike.

Ta bëjmë si detyrim që kemi ndaj këtij vendi dhe historisë së tij.

Ta bëjmë me pasionin e forcën e Sali Berishës.