Një tejtër rast i tregtim të minave me telekomandë në Lezhë, është goditur nga policia. Policia njofton se nga realizimi i operacionit të koduar ” Udhëtimi ” është arrestuar në flagrancë poseduesi i minave, Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë. 40 vjeçari i kishte fshehur 6 minat në bagazh.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Udhëtimi ” duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :
– Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”)
Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.
Vepra penale në ngarkim të tij ” Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.