osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Mos e boft pikën e hajrit” ai që u ka mbushur mendjen këtyre “politiklehësave” se janë “politikbërës” të pashoq!

“Mos e boft pikën e hajrit” ai që u ka mbushur mendjen këtyre “politiklehësave” se janë “politikbërës” të pashoq!

Nga Anri Bala

Shpesh ftohem nga miqtë e mi gazetar drejtues emisionesh televizive dhe në disa raste vihem në pozitë të vështirë, sepse ndodh të kem përballë njerëz me integritet të paanshëm dhe të drejtëpërdrejtë.

Por në të shumtën e rasteve ndodh që personat që kam përballë, e që unë i quaj “politilehës”, janë “rapsod pa lahut” të partisë që u hedh ndonjë kockë, apo të partive që edhe vetë presin kocka.

Kjo pjesë nuk më intereson shumë, por vendosem para vështirësive të diskutimit dhe arsyetimit logjik me të ftuarit, që i’u kanë mbushur mendjen apo ndoshta i kanë mbushur mendjen vetes, se janë ajka… politikbërës.

Në fakt, shumica e tyre, me disa përjashtime të vogla nga pozita dhe opozita, janë nga ata që kanë ngrënë llokma pushteti dhe nga ata që po hanë akoma… një “mexhlis” i madh me analfabet funksional, që thonë gjëra të çuditshme që as vetë si kuptojnë, e nëse do i pyesësh pas pesë minutash se për çfarë folën, nuk mbajnë mend asnjë fjalë nga recitimi që i kanë dhënë shefat për ta mësuar përmendësh, e nëse i ndërpret në debat, shpërfytyrohen dhe të sulmojnë edhe me fyerje, sepse çorientohen dhe nuk dinë ta fillojnë… aty ku e lanë.

Do të mjaftonte të kujtojmë sot një lajthitje të “politiklehësit” Gaz Bardhi, për armikun më të madh të Sorosit, kryeministrin hungarez Orban, për të cilin babai i Zenit ka respekt të madh, sepse përveç se është mik në të djathtën europiane, ai është dhe partner në të njejtën luftë me armikun zyrtarë të PD Xhorxh Soros. Madje Orbani është i vetmi, që nuk e ka refuzuar Berishën pas shpalljes “non grata” dhe të jeni të sigurtë që Bardhi nuk e di, se çfarë ka thënë ose… e ka kuptuar keq atë që i kanë mësuar të thotë.

Të thuash se ne nuk kemi model Orbanin, i cili të vetmin model politik që ka prodhuar është modeli anti Soros dhe t’i kërkosh Ramës t’i qëndroj larg modelit Orban, është vërtet një tezë e guximshme dhe lajm i rëndësishëm për Berishën dhe PD.

Berisha nuk është Jezusi që thotë… “falini o at se nuk dinë çfarë bëjnë”, ai është “ati dhe xhelati” me kryq, gozhdë, çekiç dhe Bardhi kur ta kuptoj se çfarë ka thënë, do kërkoi falje poshtë ballkonit, por vështirë se do e dëgjoj “ati” në majë.

Kjo pjesë ilustruese, jo humoristike por e vërtetë e debatit, është tepër domethënëse dhe s’mund të kapërdihet lehtë, sepse duhet të qëndrosh gjakftohtë përballë paditurisë së frikshme dhe mediokritetit që prodhojnë këta njerëz dhe as të mos qeshësh, sepse nuk kuptohesh, por e vetmja gjë që ka vlerë është mesazhi qe marrin qytetarët, për nivelin intelektual të këtyre kllounëve, që partitë i kanë vendosur të na drejtojnë, duke na e marrë votën si tufë delesh me listat e mbyllura.

Kjo ndodh me të gjitha partitë në këto 30 vjet, me shumicën e deputetëve, ish deputetëve, drejtuesve dhe ish drejtuesve qeveritar shqiptarë, sepse nuk janë zgjedhur nga elita, në fushat që kërkojnë njohuri brilante për një qeverisje të mirë dhe afatgjatë, por janë marrë nga sallat për kërcitjet e forta të duarve, për brohitje dhe shkëlqimin që kanë treguar, për të mos thënë servilizmin pervers, në shprehjen e dashurisë për liderët e tyre, që vetëm lidera nuk janë, si ai majë karriges së ballkonit edhe ai i karriges së pushtetit.

Këta analfabet na bëjnë të shajmë veten dhe gjithë ata si puna jonë: “Mos e bofshi pikën e hajrit” ju, që i keni mbushur mendjen këtyre “politiklehësave” se janë “politikbërës”, që morën e po marrin në qafë një komb! /Ekskluzive.al