Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Sipas policisë ai ishtë në timonin e një furgoni me të cilin transportonte 50 kg marijuanë. Mediat italiane raportojnë se u arrestua në flagrancë nga policia e Katanias shtetasi Ervis Ismailaj, 29 vjeçar. Ai akuzohet të jetë korrieri që ishte ngarkuar me detyre të bënte transportin e drogës destinuar për tregun vendas.
Policia ishte sinjalizuar për transportin dhe u vu në ndjekje të mjetit. Por ajo që e fundosi shqiptarin ishte reagimi tejet i nervozuar kur pa policinë që t’i afrohej për kontroll.
Brenda u gjet malli i fshehur, i cili sipas policisë kapte shumën e 300 mijë eurove në tregun vendas.