osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Djathtas 1912” Alibeaj parti të re me anti-berishistët e pa Bashën

“Djathtas 1912” Alibeaj parti të re me anti-berishistët e pa Bashën

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2025, në spekrin e djathtë lind një parti e re “Djathtas 1912”. Demokratë të ndarë prej kohësh nga Sali Berisha e së fundmi të shkëputur edhe nga demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës prezantuan sot nismën e paralajmëruar prej ditësh.

Deputeti Enkelejd Alibeaj krah deputetit Arbi Agalliu, por dhe Edvin Kulluri, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj prezantoi para gazetarëve Kartën e Parimeve dhe Vlerave të kësaj partie e cila do të bazohet në pesë shtylla kryesore themelore të lirisë: individi, prona, familja, vetëqeverisja dhe besimi në zot.

Por me cilat parti politike është e hapur të bashkëpunojë të hyjë në koalicion nw zgjedhjet e ardhshme? A është mundësia me PD-në, e Lulzim Basha a ka vend në këtë parti?
Megjithëse vendimi për koalicionet do të merret në një moment të dytë, për ‘Djathtas 1912’ cdo gjë është e ravijëzuar.

Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama
LEXO EDHE:
Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama
“Ne jemi një grup nismëtarësh. Në momentin kur formësohet në aspektin formal e institucional është e udhës të merren vendime të tilla. Unë flas personalisht si një nga nënshkruesit e grupit nismëtar. Sot duhet një entitet i ri djathtas. E kjo e ka përgjigjen brenda. Oligarkia politike e vjetra që e ka çuar Shqipërinë këtu ku është dhe nevoja e shoqërisë shqiptare për ta lënë prapa. Do të jetë forumet që do e përcaktojnë.

Pavarësisht se zgjedhjet janë afër dhe sistemit që ka vendosur lista të mbyllura që kanë një qëllim të fshehtë të mbyllin sistemin politike mes dy partive synimi ynë është të çajmë këtë sistem duke përdorur forcën e publikut të djathtë. Për cdo subject politik që ka këtë qëndrim jemi të hapur për koalicion” tha Enkelejd Alibeaj

E ndërsa ftojnë partitë e djathta në një koalicion kundër dy partive të mëdha, kushti është pa Berishën

“Një gjë është e sigurtë, e ta dini. Ne ashtu sic kemi thënë dhe kur kemi qenë pjesë e PD-së zyrtare, zoti Berisha na vjen keq por nuk e pranojmë dot për kryeministër për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë e do të impononte modeline gabuar” tha Kulluri.

Partia do të ketë drejtim kolegjial deri në zgjedhjet e 2025.

Partia, sipas statutit, do ketë ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Do krijohet një entitet garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë dhe kryetari, do të zgjidhet me votë anëtarësie. Pjesë e kësaj partie, pritet të jenë edhe deputetja Flutura Açka.

Karta e Parimeve dhe Vlerave të partisë “Djathtas 1912”

Ne besojmë tek individi dhe të drejtat natyrore, politike e ekonomike e të patjetërsueshme, për jetën, lirinë, ndërgjegjen, fjalën e lirë dhe ushtrimin e lirë të fesë. Të drejtën për të qenë i lumtur, për të pasur pronë, për të ndërtuar pasuri dhe për të mbrojtur veten dhe familjet. Dinjiteti i njeriut është baza themelore e lirisë së tij.

Qëllimi i shtetit është të sigurojë këto të drejta dhe të synojë gjithmonë ruajtjen dhe rritjen e lirisë. Qeverisja nuk është qëllim por mjet. Ne besojmë te sovraniteti dhe shteti si njësi unitare, te Kushtetuta e vendit, qeverisja përfaqësuese e drejtë që garantohen nga kontrolli dhe balanca mes parlamentit, qeverisë dhe drejtësisë. Këto janë gurët e themelit dhe zbatimi me rigorozitet i Kushtetutës dhe ligjeve që rrjedhin prej saj janë baza për zhvillimin e vendit.

Ne besojmë se vota e lirë dhe paprekshmëria e saj, pluralizmi i pikëpamjeve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Ne besojmë në “një qeveri të ligjeve dhe jo të tjerëve”, të institucioneve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Ne besojmë se një qeveri është më efikase dhe e pakorruptuar kur është e kufizuar në madhësi e fuqinë e saj. Qveria e vogël por e fortë. Eliminimi i rregullave të panevojshme dhe burokracisë.

Decentralizimi i pushtetit lokal dhe qendror janë parime të rëndësishme që sigurojnë angazhimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë në çdo hallkë të saj. Qeverisja vendore është guri i themelit të sovranitetit të komuniteteve dhe afrimit të qeverisjes tek qytetarët.

Komuniteti është lidhje organike mes njerëzve, shteti është lidhje mekanike por e domosdoshme.

Për ne, grupet e interesit nuk janë as klientele dhe as vasalë të qeverisë por ndërmjetës mes shoqërisë dhe qeverisjes.

Ne mbështesim tregun e lirë, ekonominë e plotë të tregut, përfshirjen sa më të vogël të shtetit në ekonomi, pavarësinë e individit në treg dhe lirinë e paprekshmërinë e pronës private si themele të ndërtimit të një ekonomie dhe shoqërie te lirë, të shëndetshme dhe sa më të pavarur. Biznesi e individët, dhe jo qeveria, janë krijuesit e vërtetë të mirëqënies dhe punësimit.

Ne besojmë se liria e tregut është rruga më e mirë për përmirësimin dhe rritjen e ekonomisë dhe shpërndarjen sa më të drejtë të pasurisë. Ne besojmë se konkurrenca duhet të inkurajohet, ndaj ndërhyrja e shtetit dhe rregullimi duhet të kufizohen duke mos cënuar zbatimin e ligjit. Nierëzit janë më të aftë për të marrë vendime për jetën dhe begatinë e tyre sesa burokratët. Sistemi i sipërmarrjes së lirë është baza e zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë. Ekonomia kombëtare duhet të bazohet tek prodhimi. Po ashtu shpërndarja e drejtë e aseteve kombëtare eshtë jetike për një shoqëri të drejte për këdo.

Familja është baza e zhvillimit shoqëror për ne. Rritja e një familje të shëndetshme, mbi baza të traditës dhe barazise shoqërore, është boshti i ndërtimit të shtetit dhe mirëqenies së individit.

Ne besojmë se çdo jetë njerëzore ka dinjitet dhe vlerë të paçmuar dhe një politike e drejtë mbron jetën, nderon martesën dhe familjen, si institucionet kryesore të një shoqërie shëndetshme që perqafon ndikimet kulturore jetësore të fesë dhe moralit.”, tha Alibeaj.