Në prag të ndryshimeve të mëdha në qeveri, ku kryeministri Rama ka paralajmëruar prej kohësh një lëvizje në kabinetin e drejtuar prej tij, paralelisht qeveria ka nisur një reformë rrënjësore në administratë dhe të parët që rrezikohen, janë “parazitët” dhe “shushunjat” e punësuar nga Ilir Meta, në kohën kur ai dhe shpura e tij, kishin shtrirë “tentakulat” brenda institucioneve kyçe në vend, por edhe me numrin më të madh të punonjësve, si bazë rekrutimi të militantëve të LSI.
Janë po këta parazitë, që janë punësuar si “kamikaz” të partisë, por edhe si “shushunja” në poste kyçe të administratës, që vazhdojnë ende të uzurpojnë vende të rëndësishme në pozita drejtuese dhe tashmë nëpërmjet makinacioneve po mundohem t’i mbajnë me “thonj” ato.
Ditëve të fundit, me publikimin e lajmit, se do bëhen ndryshime rrënjësore në administratë, sipas disa burimeve të siguruara nga Ekskluzive.al, qindra militantë të LSI, kanë ndalur vrapin pranë degëve të Partisë Socialiste, për tu anëtarsuar dhe pajisur me karta anëtarsimi… për të shpëtuar vendet e punës.
Të rrezikuar nga reforma, janë pikërisht xhambazët e Ilir Metës, të cilët kërkojnë tesera partie për t’iu bashkuar socialistëve, përpjekja e fundit e tyre, për të mbrojtur vendin e punës, të mbajtur pa meritë. Një tjetër problem mësohet se është fshehja pas nënpunësit civil, që e bënë më të vështirë lirimin e tyre nga puna dhe në rast shkarkimi, ata fitojnë të drejtën për t’u rikthyer në punë ose të marrin dëmshpërblim.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Ekskluzive.al, shumë nga këto “shushunja” mësohet që kanë mbajtur më shumë se një pozicion në administratë ku pazaret bëheshin tek për vendet si bashki, Posta Shqiptare, Drejtoria e Patentave, KESH, Hipotekat, AKEP, Operatori i Sistemit të Shpërdarjes dhe sidomos në Tatime e Dogana, ku shumë inspektorë i ruajnë me “fanatizëm” dhe mbrojtie nga lart vendet e punës, etj!
Hemoragjia e LSI, le të vazhdojë, sepse nuk është faji i askujt, që partia e Metës u ngrit dhe u drejtua, jo mbi bazë vlerash por interesash, më jep këtë e të marrë atë, ku votat bliheshin si mall pazari apo për një vend pune në administratë, “mëkate” të cilat po paguhen edhe sot. Ama, është e patolerueshme nga ana e PS, nëse pranon brenda strukturave të saj këta individë që bazë kanë “kleringun”, e nëse ti i drejton gishtin, ata të marrin krahun me gjithë shpatull!/Ekskluzive.al