Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka folur sot për çështjen “Babalja”. I ftuar në emisionin “Opinion”, Xhafaj tha se si episod të parë ka qenë i interesuar grupi politik i PD për ta goditur atë politikisht dhe se është e sajuae e gjithë kjo duke e ngritur mbi një mashtrues. Ai shtoi se në të dytin, ‘Babalja’ ka implikuar një tjetër person, ndërsa i treti është regjistrimi që sot nuk gjendet. Xhafaj shprehet se ky regjistrim që nuk disponohet as nga prokuroria do të ekspozonte mashtrimin publik.
DISKUTIMI NË STUDIO:
Fatmir Xhafa: Episodi i tretë është regjistrimi me një stilolaps që iu dha Babales dhe që ka bërë zërin Alizotin.
Blendi Fevziu: Po, kjo është e njohur, tani…
Fatmir Xhafa: Kjo është e njohur dhe kjo është servirur nga Partia Demokratike. Sot e kësaj dite askush nuk e di ku është stilolapsi.
Blendi Fevziu: As prokuroria s’e ka?
Fatmir Xhafa: As prokuroria s’e ka. Nëse kjo partia Demorkatike, nëse ky personi që do të luftonte grupet kriminale, krimin, ministrin e Brendshëm të lidhur me to, etj, pse e fshehu mjetin e regjistrimit?
Blendi Fevziu: Këtë s’di ta them por unë do të bëj një pyetje tjetër.
Fatmir Xhafa: Ta them unë se enuk ke sesi ta thuash. Ta them unë. Nëse do të ishte mjeti i regjistrimit, do të dilte qartazi i gjithë ky mashtrim publik i ndërtuar nga disa ordinerë të zakonshëm siç ishte Babalja dhe Alizoti të bashkuar me disa mashtrues politikë.
Në çështjen “Babale” janë përfshirë dhe dy grupe kriminale në nga Elbasani dhe një tjetër nga Kurbini kanë ndihmuar që të ngrihej çështja “Babalja”.
“Dy grupe kriminale kanë ndihmuar në këtë inskenim. Po, kanë qenë të interesuar për të më goditur mua politikisht. Ka qenë një grup i Elbasanit dhe një i Kurbinit”