“Basha nuk është kryetari i opozitës, në këtë kuptim s’jemi përballë një qeverie abuzive, por përballë një klike. O do rrinë Lul Basha me Edi Ramën dhe do ikin shqiptarët ose do ikin këta e do rrinë shqiptarët u shpreh një nga të larguarit e Bashës, anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Edvin Kulluri njëherësh një nga kritikët e Bashës.
I ftuar në një studio televizive, Kulluri, teksa komentoi aktualitetin politik, u ndal edhe tek situata e brendshme e PD. Kulluri akuzoi Bashën se nuk po vepron si kryetar opozite dhe se me veprimet e tij qesharake po largon shqiptarët nga vendi së bashku me kryeministrin Edi Rama. Por Kulluri të habit me detyrën e “rëndë” që i delegon Lulzim Bashës, që në fakt kjo është pengesë Luli nuk ka asnjë shans ta kaloi.
“Nëse Lulzim Basha nuk rrëzon dot qeverinë deri në fund të vjeshtës, atëherë Këshilli Kombëtar duhet ta shkarkojë”, u shpreh Kulluri.
Mirëpo ky idiot si shumë idiot që kanë marrë atributin e politikanëve por jane rronxhobonxho rrugësh dhe kafanesh kërkon që Lul Basha të rrëzoi qeverin sepse do Kullurja.
Themi idiot saepse njerëz që pretendojnë të futen në politik dhe të hanë buke duke llapur larte e poshtë duhet të mësojnë se që të rrezosh një qeveri duhet të kesh popullin me vehte dhe jo dëshirën për të ardhur ti në opushtet. Një qeveri e rrëzon populli i pakënaqur me votë të udhëhequr nga politikan të ndershëm me parime dhe që gëzojnë respektin e shumicës dhe jo grupim OJQ familjare, që nga numri nuk përbejnë as një fshat të madh. Duke qenë në mbështetje të Sali Berishës, Kulluri pretendon për një 14 shtator, sepse zgjedhjet janë largë, por nëse Berisha e ka planifikuar, enigëm është se kush do jetë “viktima martir”?!
Por pika e vetme që e bashkon me Lulin është dakordsia, që Shqiprisë të mos i hapen negociatat , por në faktë edhe për këtë do zhgenjehet shpejt ky dhe gjithë politikanët e kafeneve, si puna e këtij, që ëndrrën për të ardhur në pushtet e shikojnë me motive dhe kauza, që janë në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe si gjithologë flasin te trembur, për çdo gjë që nuk e dinë, deri me urrjtje dhe shpifje …siç është rasti i Reformës në drejtësi.
Ja si vazhdon e përfundon recituesi i Shqup, Kulluri, i cili gjen hapësira dhe nëpër kazana për të propaganduar idetë e tij të çuditëshme dhe qesharake, që pavarësisht se është kundër Bashës, fjalët e tij janë një recitim papagalli, i atyre që thotë Basha çdo ditë, dhe që janë bërë objekt tallje dhe humori nga qytetarët shqiptarë:
“Reforma në drejtësi tashmë po na del që është një teatër i madh. Ata faktorë që e nxitën këtë reformë në këtë mënyrë kanë përgjegjësinë e tyre, po largohen tashmë nga ky vend. Jemi para një përgjegjësie të madhe si para BE-së edhe para shqiptarëve. S’e kishim mangët një reformë në drejtësi që po shkon kështu. Asnjë nga gjyqtarët nuk është kapur duke vjedhur. Më e rëndë se kaq s’bëhet. Krimin dhe korrupsionin e keni vetë parasysh çdo bëhet. PS nuk gjen dot një ministër që të mos jetë i lidhur me drogën. S’kanë pse t’i hapin negociatat BE me një vend si ne” /Ekskluzive.al