Autoritetet kishin informacione se protestuesit do të digjnin Bashkinë e Tiranës dhe për këtë përdorën gazin lotsjellës dhe kur vandalët morën vrapin braktisën dhe çantat e mbushura me molotov.
Ato u sekuestruan menjëherë nga policia. Frika më e madhe dhe forcat më të mëdha të policisë ishin te bashkia e Tiranës, se kishte informacione edhe nga shërbimi informative, që turma do synonte të digjte bashkinë e Tiranës.
Nuk kishte asnjë informacion për djegien e Selisë së Partisë Socialiste. Te selia kishte masa minimale të policisë, sepse nuk mendohej se do kishte protestë atje.
Përveç dy çantave me 17 bomba molotov është gjetur edhe një çantë tjetër me 8 molotov të paplasur, diku mes zonës së Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit”,
Kujtojmë se dhjetëra shishe me benzinë fluturuan dhe drejt godinës së Kryeministrisë, por ajo që e pësoi ishte vetëm një pemë, flakët mbi të cilën u fikën me shpejtësi.
Pas kësaj, ndalesa e radhës ishte Ministria e Brendshme dhe më pas Bashkia, aty ku u shënuan dhe të lënduarit e parë.
Bombat molotov këtë herë shpërthyen në mes të policisë duke lënduar disa efektivë, teksa një mjet shpërthyes i rrezikoi edhe jetën disa qytetarëve, pjesëmarrës në të ashtuquajturën “mosbindje civile”.