Në çastet e fundit të sfidës mes Gjermanisë dhe Suedisë, kur edhe gjermanët po festonin golin e vonë të Kros, një sherr ka ndodhur mes pjestarëve të dy pankinave. Trajneri i Suedisë, Jane Anderson, u përfshi në një debat të nxehtë me menaxherin e kombëtares gjermane, Oliver Bierhof.
Gjermanët akuzohen për mosrespektim dhe thuhet se kanë bërë gjeste tek drejtuesit suedezë, teksa po vraponin për të festuar golin e vonë. Siç raportojnë mediat nga Suedia, trajneri Anderson thotë se disa prej gjermanëve po vraponin duke bërë veprime fyese, prandaj edhe ishte nxehur.