osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Moti i keq mbërthen rajonin, 24 orë kritike në Bosnje: Mbi 14 persona humbin jetën, uji dhe balta arrin deri në çatitë e banesave

VIDEO/ Moti i keq mbërthen rajonin, 24 orë kritike në Bosnje: Mbi 14 persona humbin jetën, uji dhe balta arrin deri në çatitë e banesave

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin duke shkaktuar dëme katastrofike në banesa dhe humbje në njerëz. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po ashtu janë përfshirë nga moti i keq por dëmet nuk kanë qenë të shumta në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia.

24 orët e fundit kanë qenë kritike në Bosnje dhe Hercegovinë ku një stuhi që përfshiu vendin ka lënë të vdekur mbi 14 persona dhe ka shkatërruar qindra banesa. Shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpi, rrugë dhe ura në të gjithë pjesën qendrore të vendit. Sipas mediave të huaja, komuna e Jabllanicës, rreth 70 km (43 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Sarajevë, pësoi pjesën më të madhe të reshjeve të shiut 24 orësh dhe u bllokua plotësisht të premten pasi u shkatërruan lidhjet rrugore dhe hekurudhore.

“Të paktën 14 të vdekur u gjetën në zonën e Jabllanicës. Ka shumë njerëz të raportuar të zhdukur.”, ka thënë Darko Jukan, një zëdhënës i presidencës ndëretnike të Bosnjës.

Po ashtu edhe Mbrojtja Civile e Federatës Boshnjako-Kroate tha se numri i të vdekurve mund të rritet. Ndërkohë imazhe të shumta treguan fshatra dhe qytete të zhytura plotësisht nën ujë, me pamje katastrofike të përrenjve me baltë dhe rrugëve të dëmtuara. Disa persona të lënduar u evakuuan me një helikopter nga forcat paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR).

https://twitter.com/Jere_Memez/status/1842165079468351777?

Instituti Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ) paralajmëroi se në jug dhe juglindje të Serbisë priten reshje më të mëdha deri në fund të ditës, gjatë natës, si dhe mëngjesin e së shtunës, por që aktualisht nivelet e ujit janë brenda kufijve normalë. Alarmi portokalli i motit, i cili tregon mot të rrezikshëm, është në fuqi në Banat, Serbinë Lindore, Serbinë juglindore. Sipas parashikimit të RHMZ-së, për fundjavë priten reshje afatshkurtra dhe shira lokale me bubullima, të cilat do të jenë më të shpeshta në jugperëndim, jug dhe lindje të vendit, por nuk priten reshje të dendura.

Në Mal të Zi, disa fshatra u ndërprenë nga përmbytjet, dhe uji depërtoi nëpër shtëpitë që transportonin ushqime, dru dhe sende të tjera, dhe vendi ka alarm të kuq moti për shkak të erës së fortë të parashikuar mbi 90 km në orë dhe shiut të dendur. Dhe në Hvratska mbrëmë, një stuhi e fortë goditi gadishullin e Istrias.

Në Mal të Zi, disa fshatra u ndërprenë nga përmbytjet, dhe uji depërtoi nëpër shtëpitë. Vendi ka aktivizuar alarm të kuq moti për shkak të erës së fortë të parashikuar mbi 90 km në orë dhe shiut të dendur. Fatmirësisht ende nuk është raportuar për ndonjë viktimë si pasojë e motit të keq.

https://x.com/NationalIndNews/status/1842184223261597912?

Forca shtesë po i bashkohen forcave të ndërhyrjes në zonën e Karlovacit, njoftoi më herët qyteti i Karllovacit, sipas të dhënave të të cilit niveli i ujit është më i lartë se e vlerësuar fillimisht. Forcat intervenuese të shtabit të mbrojtjes civile janë të vendosura në të gjithë zonën e Karllovacit dhe forca shtesë janë dislokuar në zonat më të rrezikuara, gjegjësisht në Brodarcë, Jelsë e Madhe dhe Borlë, njoftoi kryetari i komunës pas mbledhjes së shtabit civil. Edhe në Kroaci nuk është raportuar asnjë viktimë.