Moderatorja sportive, Viola Spiro kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në lidhje me historinë e dashurisë me Valentin Selajn, i cili disa muaj më parë u arrestua për trafik droge. Pas 5 muaj heqje lirie ai u lirua nga burgu dhe menjëherë u pa sërish në shoqërinë e moderatores së njohur. Ata u panë së bashku në një ndër lokalet e Tiranës 2 muaj më parë.
Duket se lidhja e tyre ka vazhduar normalisht pavarësisht gjithë zhvillimeve që ndodhën në jetën e të dashurit të saj. Mirëpo të gjithë kemi pyetjen se kur do ta zyrtarizojnë lidhjen dhe kur do ta shohim Violën të veshur me fustan nusërie?
Viola ka qenë së fundmi pjesë e një eventi për futanet e nusërisë dhe u pyet nga gazetari i emisionit “Thumb” se kur do ta veshi prej vërteti fustanin e nusërisë.
“Me aq eksperienca sa kam me fustanet e nuseve, nuk kam për të veshur kurrë se janë aq të parehatshme sa…”, tha moderatorja simpatike.
Ndër të tjera Viola zbuloi se dasma nuk është aspak në planet e saj.
“Dasmë? Jo. Nuk ka një dasmë!”, – i ështe përgjigjur moderatorja pyetjes nëse do të kemi së shpejti dasmë nga ajo.