Gjermania ka fituar në “frymën e fundit”, duke hedhur një hap të rëndësishëm për të kaluar në raundin tjetër të kampionatit Botëror.
Një fitore me mjaft vështirësi për gjermanët, që mundën në “Fisht Olympic Stadium” kombëtaren e Suedisë me rezultatin e ngushtë 2-1.
Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin suedezët në minutën e 32-të të takimit me anë të Toivonen, që shënoi një gol mjaft të bukur brenda zonës, duke fituar duelin me Rudiger dhe Nojer.
Por, në fillimin e pjesës së dytë do të ishte mesfushori Marko Rojs që do të barazonte rezultati,n duke konkretizuar në gol një aksion mjaft të mirë të gjermanëve.
Në minutat në vazhdim skuadra e drejtuar nga tekniku Joakim Lëv, u mundua që të gjente golin e barazimit, por ai erdhi në sekondën e fundit fal një super goli të Toni Kroos.
Me këtë fitore Gjermania renditet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa Suedia mban vendin e tretë po me 3 pikë.
Më poshtë dy golat e takimit. (TemA)
Goli i shënuar nga Toivonen
Goli i shënuar nga Rojs
Goli i Kroos