Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është mes deputetëve opozitarë që policia i referoi në SPAK, pas tensioneve dhe dhunës të një dite me parë në Parlament, ku në oborrin e këtij institucioni u dogjën edhe karriget.
Por mesa duket këtë kallëzim, deputetja Kryemadhi e ka marrë me shumë sportivitet. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet duke kërcyer.
“Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, shkruan Kryemadhi krahas videos.