Saimir Tahiri, me anë të disa fotove të bëra publike në Facebook, duket se po shijon pushimet e verës.
Tahiri në shoqërinë e kalit të tij, tregon se është i qetë dhe si për ironi të gjithë atyre që shpifin dhe vazhdojnë të shpifin u jep destinacionin, në një postim shkruan: Për Itali…
Pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shfuqizoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërkohë që hetimet ndaj Tahirit do vijojnë në gjendje të lirë ai tashmë ka pak shanse, që të vuaj kalvarine e talljes, nga gjykatat pa prova.
Duke mos patur asnjë provë edhe ky hetim do mbyllet, por njerëzit që nisën një hetim me ca pallavra të një portali ordiner të paguar italian, e nëse do bëhet drejtësi, ashtu siç ka kërkuar vetë zoti Tahiri do përgjigjen./Ekskluzive.al