Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit njoftoi sot vakancën e krijuar pas burgosjes së tij, duke i hequr kështu mandatin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti demokrat thotë se ky ishte një vendim politik i Edi Ramës.
“Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën”, shkruan Salianji, i cili thotë se “asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon”.
“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga radhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon”, shkruan Salianji nga burg, me telefon si në parlament kur i shkruante Gridës.