Seanca e sotme plenare ka nisur tensione pas vendimit të Gjykatës së Apelit (26 shtator) për të lënë në fuqi dënimin e Shkallës së Parë me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Kryetrarja e këtij Kuvendi, Elisa Spiropali njoftoi sot ndërprerjen e mandatit të demokratit dhe kërkoi që të njoftohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vakancën e krijuar.
Edhe pse opozita kërkoi që të mblidhej Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, për shkak se vendimi ishte i formës së prerë, mandati i Salianjit u ndërpre automatikisht.
“Pasi mora opinionin e shërbimi legjislativ, sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për rregulloren e mandatit dhe deputetit në rast kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë.
Sa më sipër njoftoj vakancën e krijuar për shkak të zbatimit të vendimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi përkatës pranë KQZ”, tha Salianji.
Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babalja” dhe do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ai u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Opozita deklaroi se vendimi për dënimin e Salianjit është politik dhe me këtë hap Edi Rama i ka hapur luftë opozitës.