osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kush është drejtori i ri i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm i propozon kryeministrit emrin, sot firmoset…

Ja kush është drejtori i ri i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm i propozon kryeministrit emrin, sot firmoset…

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë Ilir Proda. Burime për gazetën “SOT” bëjnë me dije se propozimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha ka shkuar në Kryeministri dhe pritet që sot të firmoset vendimi. Kështu Z.Proda do jetë pasuesi i Muhamet Rrumbullakut, i cili u largua para disa javësh nga ky post. Z.Proda është drejtori aktual i Drejtorisë së Policisë së Elbasan, me një eksperiencë shumë vjeçare në radhët e policisë së shtetit, Ilir Proda plotëson gjithë kriteret që ministri Hoxha ka vendosur për postin e drejtorit të përgjithshëm te Policise se Shtetit. Gjithsesi “vula” dhe firma do të vendoset ditën e sotme.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, 11 kandidatët në garën për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u intervistuan në Ministrinë e Brendshme nga komisioni i posaçëm në kontrollin final. Lista e emrave të pikëzuar i dorëzua ministrit të Brendshëm, i cili i propozon sot Kryeministrit emrin më të përshtatshëm, që rezulton të jetë Ilir Proda. Një e nga një, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit erdhën në ministri me ambicien për të marrë dakordësinë e komisionit për të drejtuar strukturën më të rëndësishme të rendit dhe sigurisë në vend. 30 minuta kishin në dispozicion të shpalosnin platformën e tyre para komisionit ad-hoc të përbërë nga zv/ministri Besfort Lamallari, sekretarja e përgjithshme Suzana Hoxha dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Mbikëqyrës të komisionit ishin edhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit. I pari që u përball me komisionin herët në mëngjes ishte Adriatik Tafçiu, sipas rendit alfabetik, aktualisht shef sektori pranë drejtorisë së përgjithshme, ndjekur nga Altin Mena, zv/drejtor i Policisë së Lezhës, konsideruar si kandidaturë potenciale, edhe pse pa mbajtur mbi supe role drejtuese më herët. I radhës ishte Ardian Çipa, me karrierë të gjatë brenda bluve dhe së fundmi drejtues në Gjirokastër, ndjekur nga drejtuesi i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, Gentjan Shehaj. Edhe pse nuk mundi të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Idajet Faskaj shfaqi interes edhe në garën për kryepolic. Pas tij, para komisionit u paraqit Ilir Proda, drejtor i qarkut të vështirë të Policisë së Elbasanit, një tjetër kandidaturë serioze dhe favorite për të zënë vendin e Muhamet Rrumbullakut.

Në vijim u pyetën Lutfi Minxhozi i zyrës së Europol në Tiranë, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ndjekur nga Pëllumb Seferi, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare, me një eksperiencë të gjatë në marrëdhëniet me Interpol, si dhe drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Rebani Jaupi. I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Durrësit, një prej emrave favorit, falë sukseseve të viteve të fundit në krye të disa qarqeve, përfshirë Dibrën dhe Shkodrën. Gara për kreun e bluve u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, 2 vite pas marrjes së detyrës, imponuar nga miratimi i ligjit të ri të policisë, i cili parashikon zgjedhjen me konkurs të kryepolicit. Drejtori i ri pritet të ketë sfidë vitin e ardhshëm, përveç rendit dhe sigurisë, organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

Ndëkombtarët të shqetësuar

Emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit shkaktoi gjithashtu gjithë këto ditë shqetësim edhe te partnerët ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë një figurë të pastër dhe të pa lidhur me korrupsionin. Mësohet se ekspertë të huaj zhvilluan takime me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha për të siguruar një udhëheqës të besueshëm në krye të organizatës së Policisë së Shtetit. Në një kontekst ku lufta kundër krimit dhe korrupsionit është prioritet, angazhimi për një drejtor të ri është jetik. Konkretisht gazeta “SOT” ka mësuar se partnerët kërkojnë një person që do të rifreskojë imazhin e policisë dhe do të forcojë besimin e publikut. Kjo situatë përbën një mundësi për Shqipërinë të tregojë përkushtimin e saj ndaj reformave.