Muli sot u gjend në një situatë shumë të vështirë.
Gaz Bardhi propozoi papritur ngujimin e deputetëve të PD në SHQUP bashkë me Salianjin, për të mos e dorëzuar atë.
Deputetët u gjendën ngushtë dhe në parim ranë dakord.
Muli i shqetësuar doli jashtë dhe kërkoi të konsultohet me Lelon.
I tregoi për propozimin e Bardhit.
-Kjo është e rrezikshme, tha Lelo.
Si mund ta bëjmë ne këtë.
Ne mezi po mbajmë për 300 ditë njerëzit tek rrugica, tani t’i biem dhe tek SHQUP.
Pastaj këtu nuk duhen 30 vetë sa tek rrugica, këtu duhen shumë se vjen policia na e merr.
-Ke shumë të drejtë, tha Muli.
Kjo është thikë shpine pas Doktorit.
Pas kësaj ikën vëmendja nga rrugica dhe vjen tek SHQUP.
Në asnjë mënyrë.
-Mendoj ta thërrasësh vet Salainjin dhe t’ia shpjegosh rrezikun e këtij veprimi, tha Lelo.
-Kam frikë se i mbetet qejfi, tha Muli.
-Jo. Propozoi diçka më të fortë.
I thuaj ne do vijmë të gjithë tek Drejtoria e Policisë dhe do sulmojmë policinë.
Këtë e kemi dhe një lloj testi për atë që do ndodh kur të marrin Doktorin.
-Po nuk erdhën, tha Muli?
-Po ne nuk e shpallim, tha Lelo. Thjesht e testojmë.
Po nuk erdhën nuk themi gjë.
Po erdhëm, ua tregojmë ne qejfin kur të marrin Doktorin.
-Dakord, tha Muli. Kjo është një zgjidhje.
Puna është se mos na arrestojnë Jamarbërin para Doktorit dhe nuk bëjmë dot test as në atë rast, se as për atë nuk vjen njeri.