Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban e ka quajtur si “gabim historik”, veçimin e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, teksa vendi ynë përgatitet të hapë kapitullin e parë të negociatave brenda një kohe të shkurtër.
Orban tha gjatë një takimi në Ohër me homologun Hristijan Mickoski, se ky vendim është “dhunim i krenarisë së Maqedonisë së Veriut” dhe se sipas tij, “hap plagë për vendin”.
Orban gjithashtu e ka quajtur si gabim, ngutin që Shqipëria po tregon për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Hungaria, si kryetare e Bashkimit Evropian, është e gatshme të ndihmojë në mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe të ndërmjetësojë mes dy vendeve. Është e vështirë të kuptosh pse veçohet Shqipëria. Është e vështirë për një komb ta kuptojë këtë.
Dua të theksoj se krenaria kombëtare është gjëja më e rëndësishme për një komb dhe vendimi i BE-së është pikërisht shkelje e krenarisë kombëtare në Maqedoninë e Veriut.
Të krijon plagë, është gabim i madh që nuk jeni anëtar i BE-së dhe është gabim që, Shqipëria po ngutet.
Duhet të hapni negociatat me BE-në deri në fund të vitit”, tha kryeministri hungarez në konferencën për shtyp.