Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë krenar mbrëmë çdo shqiptar. Ata shënuan dy gola për kombëtaren me të cilën luajnë, Zvicren dhe pas golave përshëndetën tifozët shqiptare me simbolin tonë, shqiponjën. Ata i dhuruan fitoren skuadrës së tyre, Zvicres, duke mundur Serbinë dhe po kaq ngritën peshë zemrat e tifozëve e patriotëve. Golat e tyre të mrekullueshëm dhe përshëndetja me shqiponjë tërbuan serbët. Jehona vazhdon edhe sot, ku në rrjet shpërndahen video të golave me këngë pariotike. Një ndër më të shpërndarat është video më poshtë.