osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse nuk u arrestua në sallën e gjyqit Salianji, si Saimir Tahiri?

Pse nuk u arrestua në sallën e gjyqit Salianji, si Saimir Tahiri?

Avokati Arbër Hoxha komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit që çon në burg për një 1 vit deputetin e PD-së Ervin Salianji, për kallëzim të rremë lidhur me dosje ‘Babale’. Hoxha thekson se ekzekutimi i vendimit bëhet që sot dhe Salianji shkon pas hekurave.

“Prokurori i çështjes pranë Apelit nxjerr urdhrin e ekzekutimi. Brenda ditës bëhet ekzekutimi i vendimit penal.

Më pas nëse nuk gjendet në banesë, njoftohet DVP Tiranë. Si procedurë fillon që sot”, tha ai për report TV.

Salianji nga ana tjetër ka të drejtën bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Zoti Salianji ka të drejtën që nga nesër t’i drejtohet Shkallës së Parë me kërkesë pezullimin e ekzekutimit. Ose bën rekurs në Gjykatës së Lartë. Ka mundësi ligjore, ia lejon kodi i procedurës penale. Më e shpejtë është ti drejtohet shkallës së parë”, tha avokati.

Sa për krahasimin me Tahirin që u vu në pranga që në sallën e gjyqit, Hoxha thotë se është zgjedhje e prokurorit të çështjes në Apel.

“Është zgjedhje e prokurorit, nuk ka shkelje qoftë në rastin e Tahirit apo Salianjit. Prokurori i Apelit mund të urdhëronte forcat e policisë që Salianji të mbahej në sallë, ka zgjedhur një formë tjetër. Nuk ka shkelje”, tha ai.

Ndërkohë meqë është deputet, avokati thotë se Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pasi kemi të bëjmë me një vendim të formës së prerë:

“Bëhet fjalë për një vendim penale të formës së prerë. Neni 74 bën fjalë për masën e sigurimit. Nuk merret autorizimi i Kuvendit. Është vendim penale i formës së prerë. Nëse kishte masë sigurie duhej autorizim i Kuvendit.

Ka një handikap ligjor mes rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Procedurës penale. Nëse interpretohet në mënyrë të zgjeruar ka nevojë për autorizim të Kuvendit. Nëse i qëndrojmë strikt, ekzekutimi bëhet që sot”.

Më tej Salianjit do ti ndërpritet mandatit dhe nuk do lejohet të kandidojë për 5 vite:

“Sipas ligjit të dekriminalizimit, partizan i të cili ka qenë dhe Salianji, do t’i ndërpritet mandati nga KQZ dhe do t’i hiqet e drejta për të kandiduar për 5 vite kalendarike.”