Një grusht militantësh të PD janë mbledhur edhe sot para godinës së Bashkisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sali Berishës.
Por, një nga folësit duket se ka qenë pak më i sinqertë se duhet kur ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Berishës për një arsye të thjeshtë: Se ai nuk vjedh dot më tani.
“Nuk mund të jetë i limituar për të ushtruar detyrën e tij ai që nuk vjedh dot një cent sot, por duhet vetëm të bëjë opozitë”, tha folësi në protestën e PD.
Pra, Berisha sot është i parrezikshëm se nuk vjedh dot më.
Berisha vijon nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa është marrë i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.