osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Më ka paditur një i çmendur”, juristi që e denoncoi për aferën “CEZ-DIA” i përgjigjet Ilir Metës

“Më ka paditur një i çmendur”, juristi që e denoncoi për aferën “CEZ-DIA” i përgjigjet Ilir Metës

Juristi Romeo Kara, i është përgjigjur presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili po e sulmon atë prej disa ditësh. Kara është personi që zbuloi aferën “CEZ-DIA” dhe paditi Metën në prokurori dhe sot ish-presidenti rrezikon burgun.

Por Meta po e sulmon sa herë del nëpër studio, të njëjtën gjë bëri dhe javën që shkoi, duke e akuzuar se është dënuar për dhunë në familje. Kështu që në përgjigje të Metës, juristi Kara ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të presidentit të PL.

Gjatë prononcimi për gazetën “Sot”, Kara zbërthen të fshehtat e sulmeve të Ilir Metës, ndërsa shpreh bindjen e plotë se SPAK nuk është më te pragu i dyshimit lidhur me transaksionet e shumta korruptuese të Metës, por sipas tij, ka faktuar se ish-presidenti është një nga kokat e korrupsionit në Shqipëri.

“Së pari, ju deklaroj me përgjegjësi të plotë dhe përtej “çmendurisë sime kronike” se nuk kam marrë akoma njoftim për këtë dënim nga gjykata, pasi në dhjetor të vitit 1919, unë dhe babai im kemi qenë akoma tek allatet e gjyshit. Babai lindi në vitin 1934 dhe unë vetë pothuaj dy vjet përpara se të vinte “Mesia Like” kam lindur në vitin 1967. Së dyti, ligji shqiptar lidhur me përgjegjësinë penale nuk parashikon dënime për të çmendurit, prandaj e këshilloj të zgjedhë midis termit të çmendur ose atij të dënuar penalisht. Së treti, kam bindjen e plotë se struktura e SPAK-ut nuk duhet të jetë më vetëm tek pragu i dyshimit lidhur me transaksionet e shumta korruptuese të tij, por, përtej çdo dyshimi, se ai është një nga kokat e korrupsionit në Shqipëri.

Së katërti, kurrë nuk kam parë dhe dëgjuar as edhe një fakt se SPAK-u po përdoret politikisht nga Rama për të eliminuar opozitën. Përkundrazi, po shoh qeveritarë qendrorë dhe lokalë që po frekuentojnë pa pushim jo vetëm SPAK-un, por edhe GJKKO-në. Së pestë, Meta nuk ka nevojë të na bënte të besojmë se ai nuk ka prona të padeklaruara.

Këtë gjë do ta tregojë hetimi pasuror ndaj tij. Ai duhet të na bindë për ligjshmërinë e çdo prone të tij dhe të njerëzve rreth tij, financimin e partisë së tij, lobimet e tij, ndërhyrjet estetike etj. Ai duhet trajtuar ligjërisht në kontekst të plotë me bandën rreth tij, e cila është pasuruar duke punuar të gjithë në pushtet rreth tij, ndërkohë që Shqipëria zhbëhej nga zullumet e tij.

Së fundi, nëse pretendimet e tij se SPAK-u nuk ka për të gjetur asnjë akt të tij në kundërshtim me ligjin janë të vërteta, atëherë nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë të çmendet apo të luajë rolin sikur po çmendet, por të gëzohet se shumë shpejt do të provohet pastërtia e figurës së tij dhe populli do ta njohë me në fund se sa i kulluar është ai.

Në përfundim, unë si i çmendur deklaroj se nuk kam asnjë përgjegjësi për personat që kanë vjedhur rreth tij dhe, për më tepër, për t’u përdorur për të goditur hirësinë e tij. Nga sa kuptoj, hirësia e tij paska pranuar se persona rreth tij paskan bërë zullume pa “dijeninë” e tij, duke e bërë për budalla atë dhe tashmë duan t’ia hedhin kusuret atij, duke e bërë për të dytën herë budalla pikërisht atë, ‘liderin e vërtetë të opozitës’”, deklaroi juristi Kara.

Çfarë deklaroi Meta?

Ndërkohë kujtojmë se javën që shkoi presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur gjatë një konference për mediat se a po hetohet për transaksione të dyshimta financiare dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit, theksoi se SPAK nuk ka për të gjetur asnjë akt të paligjshëm apo të fshehur nga ai. Ai vijoi dhe me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, që sipas tij, po përdoret nga Rama për të eliminuar opozitën, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj juristit Romoe Kara.

“Nuk e di sa e saktë është kjo deklaratë e bërë nga një burim i tretë, por i është referuar edhe burimit të parë, që është Dum Dumani, personalisht prej kohësh. Mund t’ju deklaroj që pavarësisht se Dum Dumani ka 5 vjet që heton për Ilir Metën, mbi bazë të kallëzimit të një personi të çmendur që është dënuar edhe me vendim gjykate për ‘dhunë në familje’ që në dhjetor të vitit 1919, kur ka qenë kulmi i debatit për Gjykatën Kushtetuese. As s’ka gjetur dhe as nuk ka për të gjetur asnjë akt të Ilir Metës në kundërshtim me ligjin, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar apo të fshehur”, deklaroi kreu i PL.

Po ashtu, Meta akuzoi se janë bërë inskenime jo të vërteta, të bisedave ambientale me njerëzit e afërt e tij të dikurshëm, që sipas tij SPAK ka gjetur diçka.

“Po, Kanë gjetur diçka rreth njerëzve që Meta i ka pasur pranë, dhe i përdorin, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale që janë estradë e vërtetë. Dum Dumani ka si qëllim të përdorur njerëzit e korruptuar të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës”, nënvizoi Meta.