osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rusët publikojnë videon, ja si mund ta shkatërrojmë Londrën me një bombë atomike

Rusët publikojnë videon, ja si mund ta shkatërrojmë Londrën me një bombë atomike

Një top zjarri që bie mbi Westminster dhe shkatërron pjesën më të madhe të Londrës duke shkaktuar 850 mijë viktima.

Ky është mesazhi kryesor i një video tronditëse që kanali në Telegram i rrjetit Tsargrad, pro-Putin, ka publikuar këtë të hënë, ku simulohet goditja e kryeqytetit britanik me bombë bërthamore.

Shpërthimi nis me Westminster dhe tregon topin e zjarrtë që shtrihet në të gjithë qendrën e Londrës duke shkatërruar me radhë Buckingham Palace, The City, The Shard, dhe disa nga qendrat më të mëdha të artit dhe kulturës.

Teksa shpërthimi përhapet, në video shfaqet një shenjë rrotulluese që vlerëson se sa londinezë do të vdisnin nga sulmi i Rusisë. Sipas përllogaritjes rreth 850,000 njerëz do të vdisnin dhe dy milionë do të plagoseshin nga bomba atomike 750 kilotonë, shkruan A2.

450,000 njerëz të tjerë do të vdisnin më pas si pasojë e djegieve, lëndimeve dhe rrezatimit, duke e rritur numrin e viktimave në afro 1.5 milion.

“Imagjinoni për një moment që të ndodhë e paimagjinueshmja. Pas shpërthimit, një top zjarri i nxehtë sa dielli zgjerohet me shpejtësi, duke arritur një rreze prej 950 metrash. Çdo gjë e bllokuar brenda këtij zjarri avullon menjëherë. Në simulimin tonë, epiqendra e shpërthimit është në Westminster. Njerëzit brenda asaj rrezeje as nuk do të ndiejnë asgjë sepse shpejtësia e transmetimit të impulsit nervor është më e ngadaltë. Brenda 5 kilometrave nga epiqendra, rrezja e shpërthimit:

Qyteti i Londrës, qyteti Camden, Kensington, Brixton, këto zona do të pësojnë më shumë shkatërrim. Duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë në Londrën qendrore, numri fillestar i vdekjeve mund të kalojë 250,000 njerëz dhe rreth 600,000 të plagosur brenda një rrezeje prej 10 km, rrezatimi do të shkaktojë djegie të shkallës së tretë.

Pompat e benzinës, automobilat, nënstacionet e energjisë, infrastrukturat e gazit dhe gjithë objektet shpërthyese do të plasin dhe do të përforcojnë efektin e shkatërrimit në një zonë të madhe, duke përfshirë zonat nga Camden në Greenwich dhe Islington e deri në Wandsworth.

Brenda një rrezeje prej 18 km nga shpërthimi, vala e goditjes do të jetë e mjaftueshme për të thyer dritaret, duke shkaktuar viktima shtesë. Vala goditëse do të arrijë në Hounslow, Edgware dhe Enfield”, thuhet në mesazhin që shoqëron videon, siç raporton A2.

Videoja duket se është lëvizja më e fundit për të frikësuar Britaninë, që të mos i japë leje Ukrainës për të lëshuar raketat “Storm Shadow” shumë brenda territorit të Rusisë. (A2 Televizion)