osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si familja “Berisha” kamufloi dy vilat në Gjirin e Lalzit, Argita futi në lojë dajën…?!

Si familja “Berisha” kamufloi dy vilat në Gjirin e Lalzit, Argita futi në lojë dajën…?!

Dosja 500 faqe e SPAK-ut për korrupsionin e familjes “Berisha” ka ekspozuar skemën se si i kanë fshehur dhe kamufluar pasuritë Jamarbër Malltezi dhe Argita.

Prokuroria e Posaçme futi në skaner blerjen e pronave në Gjirin e Lalëzit, më konkretisht blerjen e gjysmës së një vile në kompleksin Lura 1, dhe një vilë dykatëshe në kompleksin Lura 3. Kontrata për blerjen e vilës së parë është lidhur në vitin 2004, ndërsa godina do të kishte dy kate, me një vlerë blerje 50 mijë euro, ose e thënë ndryshe 300 euro metër katrorë.

Për shkak të disa punimeve shtesë që janë kryer në këtë vilë, shuma përfundimtare e paguar nga çifti Malltezi ka qenë 56 mijë euro. Në deklaratën e pasurisë që ka dorëzuar në ILDKPI në vitin 2005, Argita Malltezi deklaron gjysmën e vlerës, së vilës, sipas saj të blerë në vitin 2003, ndërsa në kontratë është shënuar viti 2004.

Futet në lojë daja i Argita Malltezit

Procedurat për ndërtimin e vilës, por edhe procesin e legalizimit të saj, janë ndjekur nga shtetasi Agim Ramaj, daja i Argita Malltezit, i cili ka deklaruar se vila ishte ndarë për gjysmë mes tij dhe mbesës. Sipas SPAK, gjatë kohës kur Berisha ka qenë kryeministër, ka nënshkruar akte që lidhen me ndërtimet e shoqërisë Lura në Gjirin e Lalzit. Për këtë vilë, në vitet 2012 dhe 2013, çifti Malltezi deklaron se ka bërë shtesa në ndërtim, përmes kompanisë së Agim Ramajt, aksioner i vetëm i shoqërisë ‘Martini”.

Vlera e rikonstruksionit që i ka kaluar dajës së Argitës, nga llogaria e të shoqit është 5 milionë lekë të rinj. Sipas SPAK, në deklarimin e pasurisë të vitit 2022, ka mospërputhje në lidhje me vlerat e deklaruara më herët për pronat në Gjirin e Lalzit. Në deklarimet e vitit 2021, shfaqet dhe blerja e një tjetër ndërtese, e kamufluar sipas SPAK në deklaratat e pasurive, sikur i referohej pronës së vjetër. Prona e dytë, është pikërisht vila e sekuestruar nga SPAK, për të cilën çifti Malltezi ka deklaruar se e ka blerë për shumën e 155 mijë eurove. Sipas Prokurorisë së Posaçme, kësti për blerjen e saj, ka ndodhur vetëm pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021.

Skema e Jamarbër Malltezit me shitblerjen e pronave

Nga ana tjetër, sipas Prokurorisë së Posaçme, Malltezi një pjesë të pronave që ka përfituar si trashëgimi nga gjyshja, apo motra e kësaj të fundit, nuk i ka deklaruar në ILDKPI. Për më tepër sipas SPAK, disa prej trashëgimtarëve kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të dhurimeve. Sipas prokurorëve, Malltezi nisi menjëherë me shitblerjen e pronave, sapo u lidh kontrata për blerjen e terreneve sportive të ish-kompleksit Partizani, dhe në këtë mënyrë shtoi dhe përfitimin e tij fundor, nga shitja e pronës së zhvilluar. Prokuroria e Posaçme, thotë se Malltezi ka përfituar pasuri të dhuruar nga gjyshja e tij (e ndjera Nimete Bekteshi) dhe nga motra e gjyshes, shtetasja Nusret Kaçurri. SPAK thotë se në kontratën e dhurimit që ka bërë kjo e fundit, nuk janë cilësuar pjesët takuese për secilin për trashëgimtarët, ndërkohë që vetë Malltezi i ka deklaruar këto në ILDKPI.

Dosja nga SPAK

“Në vitin 2010, evidentohet ekzistenca e një akt marrëveshje, për dhurimin e pjesëve takuese, dt 27.04.2010 e cila nuk rezulton të jetë përpiluar para noterit, marrëveshje kjo e lidhur ndërmjet palëve si vijon: Nusret Kaçurri, Haki Begeja, Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi, Raimonda Bekteshi (përfaqësuar nga Bashkim Bekteshi), Nervit Hoxha (përfaqësuar nga Bashkim Beshteshi), Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi (përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi). Në përmbajtje të kësaj akt marrëveshje, parashtrohet se: Nusret Kaçurri së bashku me bashkëpronarët e tjerë, kanë vënë në dispozicion të shoq Kontakt sh.p.k. pronën e tyre që ndodhet tek Klubi Partizani me kontratën nr 4938/831 datë 22.05.2006 dhe shtesën e kontratës nr 8166/1249 datë 11.10.2007. Nga ndërtimi në këtë truall pronarët do të marrin 24% të tij. Një dokument i paraqitur me shënimin e përfaqësuesit të shoq ndërtuese përcaktohet se pjesa e znj.

Nusret Kaçurri është 721.93 m2 apartamente, dyqane me sip 64.39 m2, veranda është me sip 23.11 m2 dhe parkimi është 4.13 njësi. Nusrete Kaçurri deklaron se pjesën e saj të përshkruar më sipër, jua dhuron nipërve të saj dhe konkretisht Bashkim Bekteshi, Nervit Hoxha, Rajmonda Bekteshi, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi, Ermira Rizvanolli, Anila Maçit dhe Xhimi Begeja, të cilët deklarojnë se pranojnë dhurimin që u bëhet nga halla e tyre. Shoqëria ndërtuese, secilit prej nipërve të përcaktuar më sipër, do u shtojë pjesën që ata marrin vetë sa vijon: Apartamente 90.24 m2, dyqane 8.05 m2, verandë 2.89 m2, parkim 0.52 njësi. Në këtë kontratë palë është Haki Begeja i cili nënshkruan për pjesët që marrin dy vajzat e tij Ermira Rizvanolli dhe Anila Maçi”, thuhet në dosjen e SPAK.

Detajet

Konstatohet se për shtetasen Nusret Kaçurri, është hedhur një gjurmë gishti, ndërkohë që, kanë nënshkruar Haki Begeja, Bashkim Bekteshi, Xhimi Begeja dhe Jamarbër Malltezi 298.5.1. Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPKI, shtetasi Jamarbër Malltezi, deklaron: Trashëgimi nga gjyshja, (e ndjera Nimete Bekteshi) dhe dhuratë e pjesës takuese ndërtimore nga motra e gjyshes Nusret Kaçurri (kontratë dhurimi nr. 3505 rep nr. 774 kol) në total 3 apartamente dhe garazh. SPAK thotë në dosje se nga akt marrëveshja, nuk rezulton që të jenë përcaktuar pjesët siç i deklaron shtetasi Jamarbër Malltezi.

Rezulton se, me nr 3505 rep nr 774 kol dt 27.04.2010 noterja Ruko Sako, me vërtetim nënshkrimi, pasqyron se, shtetasit Nusret Kaçurri, Haki Begeja, Xhimi Begeja, Bashkim Bekteshi. Rajmonda Bekteshi përfaqësuar nga Bashkim Bekteshi, Nervit Hoxha përfaqësuar nga Bashkim Bekteshi, Jamarbër Malltezi, Orinda Malltezi përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi, nënshkruan rregullisht akt marrëveshjen e lidhur ndërmjet tyre për dhurimin e pjesëve takuese të Nusret Kaçurri dhe noterja vërteton nënshkrimet e tyre. Për më tepër, nuk rezulton që në aktin e dhurimit të jetë pasqyruar se sa apartamente apo garazhe, i dhurohen shtetasit Jamarbër Malltezi.

Skandali

Megjithatë, përgjatë hetimit, ka rezultuar se me pronat e shtetasve Kaçurri ka pasur abuzime. Kështu nga ekspertimi i hard drive-it të sekuestruar pranë studio Pustina, ka rezultuar ndër të tjera dokumenti në formatin Word, me emërtimin “Email dt. 24.06.2011.doc, i krijuar më datë 24.06.2011, i ruajtur për herë të fundit më datë 25.06.2011, me autor Financal. Në këtë dokument paraqitet korrespondenca me email ndërmjet Studio Pustina dhe shoqërisë Homeplan (Bledi) në lidhje me kontratat e apartamenteve. Janë shënuar me ngjyrë të kuqe përgjigjet e pyetjeve të bëra në e-mailin e datës 22.06.2011.

Gjithashtu jane nxjerre ne shitje me urdher te Z. Bektashi, te gjitha njesite e Kreshnik Kacurri (Pale Pronare) si: Apartamentet 311, 316, 321, 326, 423 dhe 732; Njesia tregtare 302: Postet e Parkimit 33, 34, 35, 36 (kode te vjetra ne kontrate). Nuk janë përgatitur revokime kontratash për këto njësi dhe as nuk është njoftuar pala pronare. Këto njësi nuk janë shitur ende por mund te kërkohet i njëjti informacion për këto njësi nga Studio Pustina kur te realizohet shitja e tyre. 298.5.3. Për më tepër, rezulton se shtetasit Bashkim Bekteshi dhe Jamarbër Malltezi apo Haki Begeja, që deklarojnë mbi pranimin e këtij dhurimi për llogari të të tretëve, nuk citohet të kenë ndonjë akt përfaqësimi, në lidhje me këtë dhurim. Për më tepër, jo të gjithë përfituesit e këtij dhurimi, kanë pasur dijeni mbi vetë bërjen e dhurimit. Më datë 19.06.2024, është pyetur shtetësja Ermira Rizvanolli, motra e shtetasit Xhimi Begeja, në lidhje me akt marrëveshjen e datës 27.04.2010.

Dëshmitë

Kjo shtetase ka pretenduar se, nuk e disponon marrëveshje, por më vonë, nga Xhimi, i është vënë në dispozicion një fotokopje e keqe. Sqaron se është në gjyq në lidhje me pasuritë që pretendon se i janë dhuruar nga Nusreti. Në fakt nga një deklaratë noteriale me nr. 1534 rep nr 517 kol datë 07.11.2012 para noteres Nexhla Këllezi, kjo shtetase ka deklaruar se nuk ka nënshkruar këtë akt marrëveshje dhe se sot merr dijeni dhe e pranon dhurimin që i ka bërë halla e saj Nustret. Në fakt, nga aktet rezulton se pavarësisht ekzistencës së akt marrëveshjes së mësipërme, shtetAsja Ermira Rizvanolli ngre pretendime se nuk e ka përfituar pjesën e pretenduar të dhuruar. Më datë 20.06.2024 është pyetur shtetasja Nervit Hoxha, e cila në lidhje me marrëveshjen e datës 27.04.2010 gjithashtu pretendon se nuk e disponon. 298.5.4.

Gjithashtu, nga aktet konstatohet se, megjithëse shtetasja Nustrete Kaçurri, paraqitet si më sipër cituar, se i ka dhuruar shtetasve të lartpërmendur, pasurinë e saj, shtetasi Jamarbër Malltezi duket se e ka harruar ekzistencën e kësaj pasurie, pasi i regjistron të gjitha pasuritë që i takonin nga zhvillimi i ndërtimeve, në emër të saj. Për një pasuri tjetër, shtetasi Jamarbër Malltezi duke përfaqësuar veten e tij dhe shtetasen Nustrete Kaçurri, lidh kontratën e shkëmbimit duke e marrë në bashkëpronësi këtë pasuri. Gjithashtu në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPKI, më datë 31.03.2013 nga shtetasi Jamarbër Malltezi, kontratat dhe një tjetër pasuri, sipas SPAK nuk janë deklaruar.