Jorida Tabaku, ka kritikuar rritjen e pensioneve nga qeveria prej vetëm 25 lekësh në ditë, e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin Tetor.
Sipas Tabakut, kjo rritje është një ofendim për 750 mijë pensionistët, të cilët përballen çdo ditë me çmime që janë rritur deri në 30% për ushqimet dhe shpenzimet bazë.
“Çfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë shtesë në ditë, kur çmimet e jetesës janë në rritje të vazhdueshme? Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj pensionistëve tanë”, tha Tabaku që qan për pensionistët kur vetë noton në miliona bashkë me bashkëshortin oligark ndërtimi.
Ajo nënvizoi më tej faktin se 26% e familjeve shqiptare mbijetojnë falë të ardhurave nga jashtë, ndërsa qeveria vijon të mospërfillë nevojat e tyre reale.
Por ja si i përgjigjen qytetarët në rrjetet sociale!
Mesuesi
Jorida Tabaku eshte karte e djegur, jo shprese!! Eshte e zonja per arithmetike (kush me pese klase shkolle nuk eshte?), pra nxjerr kollaj se pensioni pensionisteve i’u indeksua, (pra nuk iu rrit), 25 leke në dite.
Po, po aq iu rrit, por kjo jo te gjithe pensionisteve, por referuar vetem atyre me pension minimal. Deri ketu shqetesimi vlen. po si i behet qe kete gje ta rregulloje ajo dhe kur? E para se nuk do ta kete kurre nje gje te tille ne dore, sepse nuk do jete kurre në pushtet (në parlament per llafologji mbase) dhe e dyta po marrim rastin ekstrem se nje dite do jete ajo qe do ta kete ne dore kete zgjidhje, dmth t’ua rrite pensionin minimal pensionisteve, nga 15-16 mije leke qe eshte sot, në minimumin jetik qe eshte diku te 25 mije leke, qe i bie diku tek 70-80%, si ta ta arrije?!.
Pra ketu problemi nuk eshte çeshtje shumezim pjestimi, po si do ta mbuloje ajo, se pari skema aktuale e pensionit, qe pastaj te mendohet per rritjen e tyre.
Per kete problem, kaq te ndjeshem social, ketu qendron thembra e Akilit. Per kete zonja ndrikull nuk thote gje, sepse jo se nuk i di keto, por thjesht nga qe s’ka gje ne dore, ben demagogji.
Nuk di te kete shkruatr ndonje artikull apo studim ku te dale me propozime konkrete si zgjidhet apo me keq nuk e kemi degjuar njehere ne parlament ta shpjegoje apo dhe ta kerkoje ate ne Parlament.
A po! Ajo u shqetesua per profesionistet e lire (avokate, dentise, notere, programues IT etj, etj), qe “grijne” para, dhe ankimoi në GJK faktin qe Parlamenti miratoi nje ligj ku atyre u kerkohej te paguanin per arken e shtetit 15% mbi te ardhurat, qe per vitin 2013 ishin afro 3 mld Euro.
Ku gjenden parate nese nuk kontribuojne te gjithe per buxhetin e shtetit, prej te cilit mund te rriten pensionet? Mos flasim pastaj per informalitetin dhe evazionin fiskal qe ne Shqiperi eshte gati 40%.
E pra zonja dhelper, per keto nuk flet fare, sepse e di qe nuk do vije kurre ne pushtet dhe me kollaj eshte pe bejme aritmetike dhe llogje se te propozojme zgjidhje.
Ajo tashme ka vetem nje dhevetem nje synim, te siguroje edhe per nja 5 vjet nje rroge deputeti qe bashke me te ardhurat e tjera nga ai funksion, i sigurojne asaj afro 4.000 $ në muaj, qe keshtu te shulloje rehat-rehat ne vilen e Gjirit te Lalsit. Kjo eshte shpresa e shqiptareve? /Mesuesi në FB