osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Miratohet pr/ligji për studentët e Mjekësisë! Tre vite punë të detyruar ose paguaj studimet! Shteti duhet ta punësojë brenda 3 muajsh ose t’i japë 80% të pagës për 9 muaj

Miratohet pr/ligji për studentët e Mjekësisë! Tre vite punë të detyruar ose paguaj studimet! Shteti duhet ta punësojë brenda 3 muajsh ose t’i japë 80% të pagës për 9 muaj

Maxhoranca miratoi (19 shtator 2024) në Kuvend pr/ligjin për studentët e Mjekësisë në Universitetin Publik, sipas të cilit ata duhet të firmosin një kontratë për punë të detyruar në Shqipëri për jo më pak se 3 vite pasi të diplomohen, ose të paguajnë tarifën e plotë të studimit.

Projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë” u miratua me 74 vota pro, 1 abstenim, 0 kundër. 61 deputetë të pranishëm nuk votuan

Konkretisht 74 vota pro ishin te deputeteve te Partise Socialiste, Vota abstenim ishte e deputetit te PDIU-se, Gezim Ademaj ndersa deputetet e opozites nuk ishin te pranishem. Ata u larguan pasi u mbajt nje minute heshtje per ndarjen nga jeta te ish deputetit Gerti Bogdani duke respektuar vendimin e PD-se per mbajtjen 2 dite zie. Ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë deputetët e opozitës votuan kundër kësaj nisme.

Në këtë pr/ligj maxhoranca tha se kishte reflektuar ndryshimet e kërkuara nga gjykata Kushtetuese në janar të këtij viti me shfuqizimin pjesërisht të ligjit nr 60/2023 i cili i detyronte studentët që për 5 vite pas diplomimit të mos largoheshin për të punuar jashtë vendit duke iu mbajtur ‘peng’ diploma.

Deputetja socialiste Etilda Gjonaj tha se ndryshimet plotësojnë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e ka konsideruar se vendosja e kufizimeve të të drejtave kushtetuese është kryer me ligj, dhe nga ligjvënësi ka patur si qëllim të sigurojë burimet njerëzore për kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik në institucionet shëndetësore nëpërmjet përcaktimit të një trajtimi tëvecantë për studentët”, tha Gjonaj.

3 vite punë të detyruar ose paguaj faturën e studimeve

Me ligjin e ri nëse studentët e vitit të parë firmosin kontratë me shtetin duhet të punojnë 3 vite pas diplomimit, studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt, 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë një vit. Studentët duhet të ofrojnë shërbim të detyrueshëm për këto vite dhe diploma u jepet vetëm pasi mbarojnë këto vite punësimi të detyrueshëm. Nëse nuk pranojnë të nënshkruajnë kontratën atëherë ata duhet të paguajnë tarifën e studimit e cila do të përcaktohet brenda ditësh përpara se të nisë viti i ri akademik, 7 tetor 2024.

Punësim brenda 3 muajsh, pagesë 80% për 9 muaj

Pr/ligji i ri parashikon dhe ndryshime sa i takon punësimit, të shkruara qartësisht në nenin 6 të ligjit. Nëse studentët firmosin marrëveshjen atëherë ministria e Shëndetësisë duhet që brenda 3 muajve pas licencimit të punësojë mjekun sipas notës mesatare, pa zhvilluar procedura konkurrimi.

Studenti që përfundon programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë dhe ka nënshkruar marrëveshje sipas përcaktimeve të këtij ligji, në momentin e lindjes së të drejtës për punësimin e tij, fillimisht ndiqen procedurat për t’u punësuar në institucionet shëndetësore sipas nevojave për mjekë të shpallura nga ministria e shëndetësisë dhe përzgjedhja e vendeve të punës bëhet nga mjeku i licencuar, në bazë të renditjes sipas notës mesatare të përfundimit të studimeve.

Përgjatë kësaj periudhe mjeku do të ketë të drejtën të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat, ose të zgjedhë të punësohet në institucionet shëndetësore jopublike në vend, duke njoftuar ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe duke ruajtur të drejtën për punësim prioritar brenda periudhës 9 (nëntë) mujore në institucionet shëndetësore publike. Pra nëse studenti nuk punësohet për 9 muaj atëherë ai ka të drejtën e pagës 80% gjatë kësaj periudhe 9 mujore.

Nëse mjeku i ri nuk punësohet pas përfundimit të këtyre dy afateve atëherë konsiderohet i permbushur detyrimi sipas percaktimeve te ketij ligji dhe mjeku ka të drejtën të pajiset me diplomën përkatëse universitare. Do të jetë ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë të cilat do të hartojnë një udhëzim të përbashkët për mënyrën dhe procedurat e punësimit me prioritet.

Kur ka shtrirje ky ligj?

Shtrirja e efekteve të dispozitave të këtij projektligji do të jenë, nga viti i ardhshëm akademik 2025-2026 deri në vitin akademik 2029-2030 dhe ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Studentët e kanë kundërshtuar ‘punën e detyruar’ që u është vendosur me ligj dhe në qershor 2024 e kanë bërë padi në Gjykatën e Strasburgut

Ligji nuk ka efekt tek studentet jo shqiptare

Ky ligj nuk shtrin efektin e tij tek studentët e huaj apo nga trojet pasi kanë përcaktime të veçanta për regjistrimin e tyre në institucionet publike të arsimit të lartë në fushën e mjekësisë.

Çfarë rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe çfarë kërkoi?

Më 25 janar 2024 u rrëzua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese, ligji nr 60/2023 që detyronte studentët që firmosnin kontratën të kryenin jo më pak se 5 vite punë të detyruar brenda vendit, duke iu mbajtur peng edhe diploma. Gjithashtu Gjykata Kushtetuese vuri në dukje dhe mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, si dhe përllogaritjen e pagesës së periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim.

Me vendimin nr. 1 datë 25.1.2024 të Gjykatës Kushtetuese kërkoi
– Të rishikohen afatet e përcaktuara në nenin 4 të ligjit nr. 60/2023 deri në një kufi jo më të gjatë se sa tre vjet.

– Duhet të rishikojë me qëllim që të garantojë parimin e proporcionalitetit të ndërhyrjes edhe afatet e tjera tre dhe dyvjeçare të përcaktuara respektivisht në pikën 2, shkronjat “a” dhe “b”, dhe pikën 3, shkronjat “a” dhe “b” të nenit 4 të ligjit nr. 60/2023..