The New York Times ka hapur versionin print të së djelës, që është edhe më i lexuari i javës, me lajmin mbi krijimin e Urdhërit Bektashi. Një foto e madhe e Baba Mondit në ballinë te gazetës më të rëndësishme të botës nuk e kishte nxjerrë kaq shumë në publiçitet Shqipërinë.
Shkrimi ka për autor Andrew Higgins dhe fotot janë firmosur nga Hilary Swift. Po këtë ditë, me bujën e prestigjozes amerikane, Edi Rama e përmend po në një tjetër ambjent të rëndësishëm të OKB-së siç është Asambleja e Përgjithshme e kombeve të Bashkuara. Një publicitet që shpejt të ketë edhe pasojat e tij të rëndësishme.
Në foton e sipërme është faqa e parë e The New York Times, me Baba Mondin përpara kryegjyshatës, foto e bërë nga Hilary Swift.