Të parë si heretikë nga shumë shiitë dhe sunitë konservatorë dhe të nënshtruar shekuj persekutimi në tokat myslimane, bektashinjtë kanë qenë një forcë në Shqipëri dhe vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia që nga pushtimi i Ballkanit nga Perandoria Osmane në shekujt XIV dhe XV.
Por Rama ka deklaruar se po planifikojmë një shtet të ri mysliman, do quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi, pra një Vatikan islamik brënda teritorit shqiptarë. Në një intervistë në New York Times Rama deklaron se qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë.
Një mikroshtet i moderuar islamik, tha kryeministri, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”.
Ky lajm i ka rënë si perlë nga qielli promovuesit dhe “myhybit” (predikues dhe zëdhenesi bektashi) Ilir Meta i cili, është një besimtarë i zellshë madje i ka mbetur vetëm që të shkonte për haxhillik në Mekë që të thirrej Haxhi Like Meta, por sigurisht këtë do ta bëjë shumë shpejtë, pas lajmit fantastik që ka marrë.
Shkuarja për Haxh i’a lanë të gjitha mëkatet dhe kur të kthehet ai do ketë vëndin e tij te “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, madje të jemi të sigurtë që ai do të arri titullin “Dede Likja (Aliu)” duke u bërë një nga drejtuesit më të fuqishëm të këtij shteti te vogël, por të madh me shtetas.
Kësaj radhe Meta do realizoj ëndërrën e tij me miliona përkrahës, duke qenë si një Ajtollah iranian, udhëheqës shpirtëror i bektashianve në të gjithë botën. Këtë detyrë ai pothuajse e ka marrë, pasi të investoi parat e vjedhura për zhvillimin e shtetit të ri. E sigurtë se kupola e shtetit do jet familja Meta-Kryemadhi, e cila u bë bektashie nga bashkëshorti dhe nuk besojmë se do e ketë braktisur besimin e tij, megjithëse diku nga fundi kishte deklaruar se ishte pagëzuar… vajza e Fatimes (të bijes së Muhametit) na ishte berë katolke.
Por tani e ka në dorë vetë, si e bija e Fatimes të pastroi njollat Aliut…Likes dhe të shpëtojnë njëherë e mirë plaçkën e bërë me mund dhe djersitje politike.
Ndërsa Ramës duhet t’ia varin fotografin në çdo “mekam” tyrbe, që sa herë të kalojnë besimtarët t’i hedhin ndonjë monedhë në kutin e lëmoshës, se eshte i varfër e mund ti duhen ndonjë ditë. /Ekskluzive.al