Edhe kur ishte në kulmin e famës së tij, Paul Young nuk pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes.
Këngëtari i njohur britanik megjithatë ishte një prej artistëve solo më të njohur në vend, duke theksuar këtu se ishte edhe një ‘hajdut zemrash’ me famë.
Tashmë ka mbushur 60 vjeç dhe në publik nuk është shfaqur prej kohësh, që kur realizoi hitin “Senza Una Donna” me këngëtarin italian, Zucchero.
Por tashmë Daily Mail shkruan për të, duke e cilësuar si yllin e muzikës pop që fal më shumë se të tjerët.
Kjo për shkak se ai po rrit me dashuri fëmijën jashtëmartesor të gruas së tij.
Familja e tij përbëhet nga gruaja, Stacey, 51 vjeç, vajzat Levi dhe Layla, 29 dhe 22 vjeç, dhe i biri, Grady, 19 vjeç.
Pastaj është edhe Jude, djali nëntëvjeçar i Stacey nga një tjetër lidhje.
Paul dhe ish-modelja Stacey u takuan në vitin 1983, kur ai po realizonte klipin e këngës “Come Back And Stay”.
Ata u martuan katër vite më vonë, pasi patën një moment të vështirë sepse Stacey flirtoi me një dublant.
Më pas, në vitin 2006, Stacey pranoi se kishte një aferë seksuale me biznesmenin izraelit, Ilan Slazenger.
Çifti u zu dhe Paul iku nga shtëpia, ndërsa vendin e tij e zu menjëherë Slazenger.
Jude lindi menjëherë pas kësaj.
Ishte mjaftueshëm që çdo çift të shpërthente, por Paul veproi si xhentëlmen.
Ai ruajti një marrëdhënie të civilizuar.
“Ajo ishte mikesha ime kur u martuam, kështu që pse të mos jetë tani,”thotë ai.
Një kuzhinier pasionant, madje ai ndihmoi në një restorant që Stacey hapi me Slazenger.
Por çifti u nda dhe tre vjet pas ndarjes, Paul dhe Stacey u pajtuan dhe nisën të rrisin vogëlushin Jude si fëmijën e përbashkët.
Duket një akt i jashtëzakonshëm faljelje, por Paul thotë se nuk është një gjë e madhe.
“Duhet të kesh një sasi të caktuar të pranimit të gjërave, përndryshe nuk lëviz dot përpara,” thotë ai.
“Një nga cilësitë e mia më të mira është se pranoj atë që është para meje dhe të merrem me të”.
Dashuria e çiftit vazhdon edhe sot të jetë e zjarrtë dhe Paul rrëfen sekretin.
“Flasim shumë dhe pak a shumë jemi edhe dy mistreca”.
Jude është pranuar nga fëmijët më të mëdhenj të çiftit dhe e gjithë familja duket shumë e lidhur.
“Jemi të lidhur. Kur dalim jashtë, ata shoqërohen shumë mirë me njëri-tjetrin”, thotë Paul.