Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është liruar nga qelia pasi ka përfunduar dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Gjykata e Posacme për veprën penale “të shpërdorimit te detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Ish-kreu i Bashkise Bulqizë ka favorizuar të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 mln euro.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në bashkpunim me ish zyrtaret e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujesjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.
Pasi u shpallen fituese keto firma, punimet per ujesjellesin u realizuan nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Behet fjale per tenderin “Ndertimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shperndares Ujesjellesi dhe ndertimi i rrjetit te KUZ , Lagja e vjeter, qyteti Bulqize, Bashkia Bulqize”, me vlere rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.
Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj. As një vepër korruptive, punimet të mbaruara në afat, por SPAK i kthyer në drejtori tenderimi dhe ofertash e arrestoj kryetarin e Bashkisë pas ankimimit të firmës humbëse të tenderit, e cila nuk kishte asnjë parametër fituesi me dy firmat e tjera, por thjeshtë nuk kishte njohje me ish Kryetarin e Bashkisë sipas akuzës së auditit të SPAK, i cili merret edhe me çeshtje qesharaka si shkelja e barazisë në tendra vepra që trajtohen nga Prokuroria e Qarkut ose KLSH.